And when it is said to them, "Come to what Allah has revealed and to the Messenger," they say, "Sufficient for us is that upon which we found our fathers." Even though their fathers knew nothing, nor were they guided? (Al-Ma'idah [5] : 104)
Sherif Ahmeti:
E kur ju thuhet atyre: “Ejani te ajo që zbriti All-llahu dhe te (çka thotë) i dërguari, ata thonë: “Na mjafton ajo që igjetëm prindërit tanë”, (a mjafton) edhe nëse prindërit e tyre ishiin që nuk dinin asgjë dhe nuk ishin në rrugë të drejtë (Al-Ma'idah [5] : 104)
1 Feti Mehdiu
Dhe kur u thuhet: “Ejani te ajo që u shpalli All-llahu, edhe te Profeti!” thonë: “Na mjafton ajo që kemi gjetur nga baballarët tanë”. Edhe pse të parët e tyre nuk kanë ditur asgjë dhe nuk kanë qenë të udhëzuar
2 Hassan Efendi Nahi
Kur u thuhet: “Ejani në atë që ka zbritur Allahu dhe ejani te i Dërguari”! ata thonë: “Neve na mjafton rruga që kemi gjetur nga etërit tanë”. Edhe pse etërit e tyre nuk kanë ditur asgjë e as nuk kanë qenë në udhën e vërtetë?!
3 Tafsir as-Saadi
Kur atyre u thuhet: “Ejani në atë (shpallje) që ka zbritur Allahu dhe tek i Dërguari, ata thonë: “Na mjafton rruga e etërve tanë." edhe pse etërit e tyre nuk dinin asgjë dhe nuk ishin në rrugë të drejtë. - Kur ata ftoheshin të pasonin Shpalljen e Profetit a.s, ata kthenin shpinën dhe nuk pranonin të nënshtroheshin duke thënë: “Na mjafton ajo rrugë ku gjetëm prindërit tanë”, me kuptimin: Preferojmë që të ndjekim atë fe në të cilën gjetëm të parët tanë, edhe sikur të mos na shpëtojë nga ndëshkimi i Allahut. Nëse të parët e tyre do të ishin të urtë dhe të mençur, çështja do të ishte më e pranueshme, por ata ishin të paditur dhe nuk arsyetonin drejt. Ata ishin zhytur në injorancë të thellë e nuk dinin asgjë rreth udhëzimit të Zotit dhe dritës së sjellë prej Tij nëpërmjet shpalljeve dhe profetëve. Mjerë për ata që pasojnë injorantët dhe mjerë për ata që nuk kanë dituri të saktë e logjikë të pastër, dhe shpërfillin Shpalljen e Allahut dhe udhëzimin e Profetit, të cilat e mbushin zemrën me dituri, besim, udhëzim dhe siguri të plotë.