And those who believe will say, "Are these the ones who swore by Allah their strongest oaths that indeed they were with you?" Their deeds have become worthless, and they have become losers. (Al-Ma'idah [5] : 53)
Sherif Ahmeti:
Ata që besuan ju thonë: “A këta ishin që u betuan në Zotin me betimin më të fortë të tyre se ishin me ju? I shkatërruan veprat e veta dhe aguan të dëshpëruar (Al-Ma'idah [5] : 53)
1 Feti Mehdiu
Dhe ata që besojnë do të thonë: “A këta qenkan ata që betoheshin në All-llahun aq seriozisht se janë njëmend me ju?” Veprat e tyre janë të dështuara dhe ata janë të shkatërruar
2 Hassan Efendi Nahi
Atëherë besimtarët do të thonë: “Vallë, këta janë ata që betoheshin solemnisht për Allahun, se me të vërtetë ishin me ju?!” Veprat e tyre do të fshihen dhe ata do të jenë humbësit.
3 Tafsir as-Saadi
Atëherë besimtarët do të thonë: “Këta ishin ata që u betuan në Zotin me betimin më të fortë se ishin me ju? Ata i shkatërruan veprat e veta dhe u bënë prej të humburve” - Besimtarët u çuditën nga fjalët e atyre me zemra të sëmura e thanë: “Këta bënë gjithë ato betime, se do të ishin së bashku me ju, për sa i përket besimit, ndihmës, dashurisë dhe miqësisë. Kurse tani doli në shesh ajo që e mbanin fshehtë në zemër. Por planet që kurdisën dhe ëndrrat e tyre të këqija për Islamin dhe muslimanët u shkatërruan dhe përfunduan me turp. Po kështu u shkatërruan edhe veprat e tyre, duke u bërë të dëshpëruar dhe të humbur, sepse nuk i arritën dot qëllimet që kishin”.