O you who have believed, take not those who have taken your religion in ridicule and amusement among the ones who were given the Scripture before you nor the disbelievers as allies. And fear Allah, if you should [truly] be believers. (Al-Ma'idah [5] : 57)
Sherif Ahmeti:
O ju që besuat! Mos i merrnipër miq aaata të cilëve u është dhënë libri para jush edhe as jobesimtarët që me fenë tuaj tallen dhe luajnë. Kinie dro All-llahun po qe se jeni besimtarë (Al-Ma'idah [5] : 57)
1 Feti Mehdiu
O besimtarë, mos i trajtoni si miq ata, të cilët fenë tuaj e marrin për tallje dhe dëfrim; qofshin ata që u është dhënë Libër para jush, qofshin mosbesimtarë dhe fikësohuni All-llahut nëse jeni besimtarë
2 Hassan Efendi Nahi
O besimtarë! Mos i bëni miq ata që fenë tuaj e marrin për tallje dhe lojë, qofshin ata prej atyre që u është dhënë Libri para jush apo prej mohuesve; frikësojuni Allahut, nëse jeni besimtarë!
3 Tafsir as-Saadi
O ju që keni besuar! Mos i zini për miq ata që tallen dhe luajnë me fenë tuaj qofshin ata prej atyre që u është dhënë Libri para jush apo prej jobesimtarëve! - Edhe në këto ajete Allahu i Lartësuar i ndalon besimtarët që t’i konsiderojnë ithtarët e Librit, pra, jehudët e të krishterët, si dhe çdo lloj jobesimtari, si miq të afërt, duke i dashur e mbështetur, duke u treguar të fshehtat e besimtarëve apo duke i ndihmuar në shumë çështje që dëmtojnë Islamin dhe muslimanët. Të gjitha këto sjellje bien ndesh me imanin. Besimi i drejtë e bën të detyrueshëm distancimin nga qafirët e çdo lloji.
Frikësojuni Allahut, nëse jeni besimtarë. - Është devotshmëria ndaj Zotit që duhet t’ua imponojë besimtarëve një qëndrim të tillë kundrejt mohuesve. Dihet mirë se devotshmëria është kryerja e urdhëresave të Zotit dhe largimi nga ndalesat e Tij. Edhe armiqësia ndaj qafirëve është pjesë e këtyre porosive të Zotit. Po kështu, duhet të përmendim edhe një fakt tjetër, në mënyrë që të kuptojmë se pse duhet t’i urrejmë mohuesit: ata e kundërshtojnë dhe e urrejnë besimin e muslimanëve, ata tallen e luajnë me adhurimet e muslimanëve, i përdhosin dhe nënçmojnë simbolet e tyre, sidomos namazin, i cili është nga shenjat më të dukshme dhe madhështore të Islamit. I Lartësuari thotë: