Qul yaaa Ahlal Kitaabi hal tanqimoona minnaaa illaaa an aamannaa billaahi wa maaa unzila ilainaa wa maa unzila min qablu wa annna aksarakum faasiqoon (al-Māʾidah 5:59)
Say, "O People of the Scripture, do you resent us except [for the fact] that we have believed in Allah and what was revealed to us and what was revealed before and because most of you are defiantly disobedient?" (Al-Ma'idah [5] : 59)
Sherif Ahmeti:
Thuaj: “O ithtarë të librit, a na shihni për të me të vetëm pse besuam All-llahun; besuam atë që na zbriti neve dhe atë që zbriti më parë! S’ka dyshim, shumica jush janë të shfrenuar (Al-Ma'idah [5] : 59)
1 Feti Mehdiu
Thuaj: “O ithtarë të Librit, a po na hakmerreni vetëm pse i besojmë All-llahut dhe çka na shpallet neve, dhe çka është shpallur më herët”, - shumica prej jush janë mëkatarë
2 Hassan Efendi Nahi
Thuaj: “O ithtarët e Librit! A na urreni për ndonjë arsye tjetër, përveç asaj se besojmë në Allahun dhe në shpalljet që na janë zbritur neve dhe se shumica prej jush janë të pabindur ndaj Allahut?”
3 Tafsir as-Saadi
Thuaju: “O ithtarë të Librit! A na kundërshtoni dhe na urreni vetëm pse besuam në Allahun, në Shpalljen që na zbriti neve dhe në ato (shpallje) që kanë zbritur më parë? Me të vërtetë, shumica prej jush janë të pabindur.” - Kuptimi: Vallë, a po na urreni dhe po e konsideroni si mangësi tonën faktin që ne besojmë në Allahun, në shpalljet e Tij të shkuara dhe në atë të fundit, që besojmë në të gjithë profetët e tij të shkuar dhe Profetin e fundit?! Apo na urreni ngaqë ne besojmë se ai që nuk ka besimin tonë konsiderohet qafir, shkelës i kufijve të Zotit, i prishur dhe i shkatërruar?! Si mund ta konsideroni si mangësi atë që është detyra më e rëndësishme nga të gjitha detyrat, që rëndon mbi çdo të përgjegjshëm ligjërisht?! Shumica juaj janë të shthurur, shkelës të kufijve të Zotit të Madhëruar, të zhytur kokë e këmbë në gjynahe. Për këtë arsye, është më mirë për ju që të heshtni. A nuk ju mjafton që po ngarkoni vetveten me gjynahe dhe mosbindje ndaj Zotit, por dëshironi të zhyteni edhe më keq, duke urryer fenë që duhet ta doni dhe ta jetoni: Islamin?! Të konsideruarit e fesë së vërtetë si mangësi dhe turp tregon se ata e shihnin besimin e vërtetë si një të keqe dhe kotësi. Atëherë, Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit (a.s)dhe i thotë: