They will be reclining on thrones lined up, and We will marry them to fair women with large, [beautiful] eyes. (At-Tur [52] : 20)
Sherif Ahmeti:
Ata janë të mbështetur në koltukë të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha (At-Tur [52] : 20)
1 Feti Mehdiu
Të mbështetur në kanape të rradhitura dhe do t’i martojmë me hyri symëdha
2 Hassan Efendi Nahi
Të mbështetur në divane të renditura, ata do të martohen me hyri sybukura.
3 Tafsir as-Saadi
Ata do të rrinë të mbështetur në shtretër të rregulluar mirë. - Ata do qëndrojnë të shtrirë e të mbështetur, me rehati e kënaqësi të plotë. Shtretërit e tyre janë të zbukuruar dhe të sistemuar. Allahu i Lartësuar i ka përshkruar si shtretër “mesfufeh”, domethënë, të sistemuar dhe të mirëvendosur. Ata do të qëndrojnë së bashku me gratë e tyre mbi ata shtretër, ku do të kënaqen dhe do t’i thonë njëri-tjetrit fjalë të ëmbla. Duke qenë se ata do të provojnë në Xhenet kënaqësi që lumturojnë zemrën, shpirtin dhe trupin, që askush nuk mund t’i përfytyrojë realisht në dynja, atëherë nuk mbetet gjë tjetër që t’i plotësojë kënaqësitë e tyre, veç grave dhe çfarë ato ofrojnë. Ata do të kenë gratë më të përsosura në cilësitë e tyre trupore, shpirtërore dhe morale:
Ne do t’i martojmë ata me hyri sybukura. - Ato janë gra tek të cilat bashkohen bukuria dhe hijeshia fizike me moralin dhe sjelljen e përkryer. Bukuria e tyre çorodit çdo njeri që i shikon e kundron. Zemrat gati pëlcasin nga malli për t’i pasur dhe për të qenë me to, thjesht e vetëm me një shikim të hedhur prej tyre. Sytë e tyre janë shumë të bukur dhe shprehës të dashurisë që fshehin. E bardha dhe e zeza e syve të tyre janë në kontrast vezullues.