And those who believed and whose descendants followed them in faith – We will join with them their descendants, and We will not deprive them of anything of their deeds. Every person, for what he earned, is retained. (At-Tur [52] : 21)
Sherif Ahmeti:
E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim, Ne atyre do t’ua shoqërojmë pasardhsësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar (At-Tur [52] : 21)
1 Feti Mehdiu
Ata të cilët kanë besuar dhe të cilët pasardhësit e vet i pasojnë në besim, edhe fëmijët e tyre do t’ua bashkangjesim, kurse veprat e tyre kurrgjë nuk ua zvogëlojmë çdo kush është përgjegjës për atë që e bënë vet
2 Hassan Efendi Nahi
Ne do t’i bashkojmë besimtarët e vërtetë me ata pasardhës të tyre që i ndjekin në besim dhe nuk do t’u pakësojmë asgjë nga shpërblimi për veprat e tyre. Çdo njeri është peng i veprave të veta.
3 Tafsir as-Saadi
Besimtarët e vërtetë do t’i bashkojmë me ata pasardhës të tyre që i pasojnë në besim, duke mos u pakësuar asgjë nga veprat e veta. - Ky është një plotësim i shpërblimit dhe i lumturisë së banorëve të Xhenetit. Fëmijët që pasojnë prindërit e tyre në besim dhe vepra të mira, Allahu i Lartësuar ua bashkëngjit prindërve, që mund të jenë në grada më të larta në Xhenet. Kjo bëhet për të shtuar nderimin e këtyre prindërve, por edhe për të shtuar shpërblimin e fëmijëve që ndjekin rrugën e drejtë të paraardhësve besimta-rë. Po kështu ndodh edhe anasjelltas: nëse fëmijët janë në grada më të larta, Allahu i Lartësuar u bashkangjit atyre prindërit besimtarë. Sigurisht, kjo gjë nuk e pakëson shpërblimin e prindërve, ose pasardhësve që i kanë merituar ato grada të larta. Dikush mund të mendojë gabimisht se edhe me banorët e Zjarrit do të veprohet në të njëjtën mënyrë, domethënë që Allahu i Lartësuar do t’i bashkojë prindërit me pasardhësit e tyre. Por i Madhëruari na tregon se gjykimi për dy vendet nuk është i njëjtë, dhe s’ka se si të jetë i tillë, sepse Zjarri është vendi ku zbatohet drejtësia e Zotit dhe askush nuk ndëshkohet për gjynahet që nuk i ka vepruar vetë apo nuk është bërë shkak, siç thotë i Madhëruari më pas:
Çdokush është peng i punës së vet. - Askush nuk do të merret në përgjegjësi për veprat e të tjerëve. Askush nuk do të pyetet për gjynahun e tjetrit. Atëherë, ky ajet hedh poshtë keqkuptimet që mund të lindin në këtë drejtim.