And He is the subjugator over His servants. And He is the Wise, the Aware. (Al-An'am [6] : 18)
Sherif Ahmeti:
Ai është mbizotërues ndaj robërve të Tij. Ai hollësisht di punët e Tij dhe të robërve të Vet (Al-An'am [6] : 18)
1 Feti Mehdiu
Dhe Ai është i fortë ndaj robërve të vet. Ai është i urtë dhe i informuar
2 Hassan Efendi Nahi
Ai është Sunduesi mbi robërit e Vet; Ai është i Urti dhe ka dijeni për gjithçka.
3 Tafsir as-Saadi
Ai është Sunduesi sipër robërve të Tij. - Askush nuk mund të veprojë, nuk mund të lëvizë e nuk mund të qëndrojë në prehje ndryshe, por veçse me dëshirën dhe lejen e Allahut. Mbretërit dhe gjithçka poshtë tyre nuk mund të dalin jashtë sundimit të Allahut. Të gjithë janë të nënshtruar, të përulur dhe të varur prej të Madhërishmit. Duke qenë se Allahu është Sunduesi dhe Mbretëruesi i gjithçkaje dhe të gjithë janë të nënshtruar e të sunduar prej Tij, atëherë vetëm Ai e meriton adhurimin.
Ai është i Urti, i Gjithëdituri. - Allahu është El Hakim - i Urti në gjithçka që ka urdhëruar dhe në gjithçka që ka ndaluar. Ai është i Urti për shpërblimet dhe ndëshkimet që jep, për gjithçka që ka krijuar, që ka përcaktuar të ndodhë dhe që ka lejuar të jetë. Allahu është gjithashtu El Habir - i Gjithëdituri, Gjithëvështruesi dhe vëzhgues i të fshehtave brenda në kraharorë dhe i çështjeve më sekrete. Të gjitha këto janë fakte për njëshmërinë e Zotit në çdo aspekt.