Qul innee nuheetu an a'budal lazeena tad'oona min doonil laah; qul laaa attabi'u ahwaaa'akum qad dalaltu izanw wa maaa ana minal muhtadeen (al-ʾAnʿām 6:56)
Say, "Indeed, I have been forbidden to worship those you invoke besides Allah." Say, "I will not follow your desires, for I would then have gone astray, and I would not be of the [rightly] guided." (Al-An'am [6] : 56)
Sherif Ahmeti:
Thuaj: “Unë jam i ndaluar të adhuroj ata që adhuroni ju, pos All-llahut! thuaj: “Unë nuk njeki dëshirat tuaja, pse do të ishte atëherë do te isha i humbur e jo prej të udhëzuarve (në rrugë të drejtë) (Al-An'am [6] : 56)
1 Feti Mehdiu
Thuaj: “Unë e kam të ndaluar t’i adhuroj ata të cilët ju i adhuroni në vend të All-llahut”. Thuaj: “Unë nuk i pasoj epshet tuaja, sepse atëherë do të ksiha dështuar dhe nuk do të isha i udhëzuar”
2 Hassan Efendi Nahi
Thuaj: “Mua më është ndaluar t’i adhuroj ata, të cilëve ju u luteni në vend të Allahut “. Thuaj: “Unë nuk i ndjek dëshirat tuaja të kota, sepse atëherë do të isha i humbur dhe nuk do të isha nga ata që janë në rrugë të drejtë”.
3 Tafsir as-Saadi
Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që t’u drejtohet idhujtarëve dhe t’u thotë:
Unë jam ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni përveç Allahut. - Unë jam ndaluar që t’u kushtoj adhurime atyre që ju adhuroni veç Allahut, kushdo qofshin ata: idhuj, puta e çdo gjë tjetër, që nuk kanë në dorë asnjë lloj mirësie, dëmi apo dobie. Ata nuk zotërojnë pushtet për të dhënë jetën, vdekjen apo për ringjalljen. Të gjitha adhurimet që u përkushtoni këtyre idhujve janë të kota e të pavlefshme. Për idhujtarinë ju nuk keni justifikime, madje as si keqkuptim nuk lejohet të ndodhë një krim i tillë. Ky është thjesht pasim i epshit, i cili është devijuesi më i madh. Për këtë arsye, i Madhëruari porosit:
Thuaj: “Unë nuk i ndjek dëshirat tuaja, sepse atëherë do të isha i humbur e jo prej të udhëzuarve!” - Unë kurrë nuk do të pasoj pasionet tuaja, sepse kështu do të bëhesha prej të devijuarve nga rruga e drejtë. E si mund të konsiderohen të drejta lutjet drejtuar dikujt që nuk ka asnjë lloj pushteti e mundësie për t’iu përgjigjur atyre? Ndërsa rruga ime, që është njësimi i Allahut në adhurim me vepra të sinqerta vetëm për Të, është rruga e drejtë, e mbështetur nga faktet logjike e nga shpalljet e Zotit, të padiskutueshme në vërtetësinë e tyre.