And He is the subjugator over His servants, and He sends over you guardian-angels until, when death comes to one of you, Our messengers [i.e., angels of death] take him, and they do not fail [in their duties]. (Al-An'am [6] : 61)
Sherif Ahmeti:
Vetëm Ai është mbizotërues ndaj robërve të vet. Ndaj juve dërgon rojë (cakton engjëj) derisa kur t’i vijë ndonjërit prej jush vdekja, atij ia marrin shpirtin të dërguarit tanë (të tjerë) dhe ata nuk bëjnë kurrfarë lëshimi (Al-An'am [6] : 61)
1 Feti Mehdiu
Ai i sundon robërit e vet dhe ju dërgon rojtarë; deri sa dikujt prej jush i vjen vdekja, e atij të deleguarit tanë ia marrin shpirtin. Ata nuk bëjnë lëshime
2 Hassan Efendi Nahi
Ai është Sunduesi mbi robërit e Vet. Ai ju dërgon rojtarë (engjëj) të cilët, kur ndonjërit nga ju i vjen vdekja, ia marrin shpirtin, duke mos bërë kurrfarë lëshimi.
3 Tafsir as-Saadi
Ai është Sunduesi mbi robërit e Vet. Ai ve roja për ju... - Allahu është Sunduesi i krijesave të Tij. Mbi ta realizohet dëshira dhe gjykimi i Tij gjithëpërfshirës. Ata nuk zotërojnë as më të voglën çështje. Ata lëvizin apo qëndrojnë në prehje veçse me lejen dhe vullnetin e Allahut. Veç kësaj, Ai ka vendosur melekët e Tij si roje për robërit dhe si shënues të veprave të tyre, sikurse thotë në një ajet tjetër: “Pa dyshim, mbi ju qëndrojnë rojet. Ata janë shkrues të ndershëm. Ata dinë gjithçka që bëni ju.” [Infitar 10 - 12]. Ose: “Ne e kemi krijuar njeriun dhe Ne dimë se ç’pëshpërit ai në vetvete. Ne jemi më afër tij se damari i qafës së vet. Dy melekë qëndrojnë pranë tij, në të djathtë dhe në të majtë. Njeriu nuk thotë ndonjë fjalë pa pasur pranë një regjistrues të gatshëm.” [Kaf 16 - 18]. Ky është kontrolli dhe regjistrimi i veprave të robërve në jetën e dynjasë.
Më në fund, kur ndonjërit prej jush i vjen vdekja, të dërguarit Tanë ia marrin shpirtin, dhe ata kurrë nuk bëjnë lëshime. - Këta janë melekët e ngarkuar për marrjen e shpirtrave, të cilët nuk tolerojnë aspak në detyrën e tyre. Ata nuk i shtojnë e nuk i pakësojnë asnjë çast kohës së përcaktuar dhe të urdhëruar nga Zoti. Ata e zbatojnë urdhrin në kohën e përcaktuar nga Zoti i gjithësisë.