Say, "Indeed, the death from which you flee – indeed, it will meet you. Then you will be returned to the Knower of the unseen and the witnessed, and He will inform you about what you used to do." (Al-Jumu'ah [62] : 8)
Sherif Ahmeti:
Thuaj: “s’ka dyshim se vdekja prejsë cilës po ikni, ka për t’ju zën, e mande do të silleni te Ai që e di të padukshmën dhe të dukshëm, dhe atëherë Ai do t’ju njoftojë me atë që keni punuar” (Al-Jumu'ah [62] : 8)
1 Feti Mehdiu
thuaj: “Vdekja prej së cilës ikni, me të vërtetë do t’iu arrijë. Pastaj do të ktheheni tek Ai i cili e di të padukshmen edhe të dukshmen, dhe do t’iu informojë se çka keni punuar”
2 Hassan Efendi Nahi
Thuaj: “Vdekja prej së cilës po ikni, do t’ju arrijë. Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, i Cili e di të padukshmen dhe të dukshmen dhe Ai do t’ju njoftojë ju për atë që keni bërë.”
3 Tafsir as-Saadi
Thuaju: “Vdekja, së cilës ju i ruheni, pa dyshim që ka për t’ju zënë! Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, që e di të padukshmen dhe të dukshmen dhe atëherë, Ai do t’ju tregojë se çfarë keni vepruar.” - Pa diskutim do të vijë dita kur ata t’i gllabërojë vdekja, të cilën Zoti e ka bërë të pashmangshme për krijesat. Pas plotësimit të afatit të tyre në këtë dynja, kur ata t’i dorëzohen vdekjes, vjen Dita e Kijametit, kur ata do të kthehen të gjithë tek i Gjithëdituri për të fshehtën dhe të dukshmen. Ajo do të jetë dita kur secili do të shpërblehet me drejtësi për gjithçka që ka punuar, të mirë apo të keqe, të vogël apo të madhe.