It is all the same for them whether you ask forgiveness for them or do not ask forgiveness for them; never will Allah forgive them. Indeed, Allah does not guide the defiantly disobedient people. (Al-Munafiqun [63] : 6)
Sherif Ahmeti:
Sa u përket atyre, është krejt njësoj: si kërkove për ta falje, si nuk kërkove për ta falje (nga Zoti), sepse All-llahu kurrsesi nuk do t’i falë dhe është e sigurt se All-llahu nuk ia ofron udhëzimin popullit arrogant (Al-Munafiqun [63] : 6)
1 Feti Mehdiu
Për ata është një lloj, u lute ti për ata apo nuk u lute, All-llahu me siguri nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin e mbrapshtë
2 Hassan Efendi Nahi
Njësoj është, u lute për faljen e tyre apo nuk u lute, Allahu kurrsesi nuk do t’i falë. Në të vërtetë, Allahu nuk e udhëzon popullin e pabindur.
3 Tafsir as-Saadi
Njëlloj është - kërkon apo nuk kërkon falje për ta, sepse Allahu nuk ka për t’i falur kurrsesi. - Ata janë njerëz të prishur, që kanë dalë nga rruga e bindjes ndaj Allahut të Lartësuar dhe i kanë dhënë përparësi kufrit kundrejt imanit. Si të tillë, kërkimi i faljes nga ana e Profetit (a.s.) nuk do t’u bëjë atyre dobi. Kështu, Allahu i Lartësuar e nderoi Profetin e Tij duke e ruajtur që të mos bënte lutje të pafrytshme. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Kërko falje për ta ose mos kërko, por edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, Allahu nuk do t’i falë, sepse ata kanë mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që shkelin kufijtë.” [Teube 80].
Allahu nuk i udhëzon ata që i shkelin kufijtë. – Arsyeja është se ata nuk e meritojnë udhëzimin e Allahut të Lartësuar. Ata refuzojnë të kryejnë ato vepra që Zoti i ka përcaktuar si shkaqe të udhëzimit.