Gone from me is my authority." (Al-Haqqah [69] : 29)
Sherif Ahmeti:
U hoq prej meje çdo kompetencë imja (Al-Haqqah [69] : 29)
1 Feti Mehdiu
E forca më ka humbur!”
2 Hassan Efendi Nahi
dhe më la fuqia ime!”
3 Tafsir as-Saadi
“Pasuria nuk më bëri aspak dobi! M’u hoq edhe pushteti!” - Pasuria nuk bën më dobi, sepse tashmë është shkatërruar dhe është zhdukur. Në fakt, ajo pasuri nuk i ka bërë dobi as në dynja. Po ashtu, janë zhdukur edhe ushtritë që ai kishte në dynja, siç janë zhdukur edhe aleatët e tij të fortë, tek të cilët mbështetej. Tashmë nuk i vlen as fama e gjerë dhe as prestigji i tij ndër njerëz. Të gjitha këto janë fshirë, si pluhuri prej furtunës. Bashkë me to, kanë humbur shanset për shpërblime, të cilat ishin plotësisht të mundura që t’i arrinte duke punuar në jetën e dynjasë. Vendin e tyre e kanë zënë ankthi, dëshpërimi dhe vuajtja. Pikërisht në këtë moment të frikshëm vjen urdhri për ta ndëshkuar në Xhehenem: