Qaaloo oozeenaa min qabli an taatiyanaa wa mim ba'di maa ji'tanaa; qaala 'asaa Rabbukum ai yuhlika 'aduwwakum wa yastakhli fakum fil ardi fayanzura kaifa ta'maloon (al-ʾAʿrāf 7:129)
They said, "We have been harmed before you came to us and after you have come to us." He said, "Perhaps your Lord will destroy your enemy and grant you succession in the land and see how you will do." (Al-A'raf [7] : 129)
Sherif Ahmeti:
ata (populli i musait) thanë: “Ne ishim të shtypur para se të na vije ti, e edhe pasi na erdhe”. Ai (Musai) tha: “Është shpresë se All-llahu do ta shkatërrojë armikun tuaj (faraonin), e ju do t’ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend, e do t’ju shikojë se si veproni” (Al-A'raf [7] : 129)
1 Feti Mehdiu
“Kemi qenë të maltretuar, - thanë ata, - para se të vije ti, por edhe aps ardhjes tënde”. Ndërsa ai u tha: “Ndoshta Zoti juaj do ta shkatërroj armikun tuaj, kurse juve do t’ju lërë mëkëmbës të tyre në tokë, për të parë se si do të veproni”
2 Hassan Efendi Nahi
Ata i thanë: “Ne kemi vuajtur para se të vish ti dhe ende po vuajmë”. Musai tha: “Ndoshta Zoti juaj do ta zhdukë armikun tuaj dhe do t’ju bëjë sundimtarë në Tokë, për t’ju parë se si do të veproni”.
3 Tafsir as-Saadi
Ata thanë: “Ne kemi qenë të shtypur edhe para se të na vije ti edhe pasi erdhe ti.” - Duke shprehur padurimin dhe pakënaqësinë e tyre nga koha e gjatë e vuajtjeve dhe persekutimit nga ana e Faraonit, ata i thanë Musait a.s. “Ne ishim të shtypur para se të na vije ti, sepse ata janë të pashpirt. Ata na kanë shkaktuar vuajtje nga më të dhimbshmet. Ata kanë vrarë djemtë dhe na merrnin vajzat. Kështu ka ndodhur si para ardhjes tënde, ashtu edhe pas ardhjes tënde.
Ai tha: “Mundet që Allahu ta shkatërrojë armikun tuaj dhe t’ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend e pastaj do t’ju vështrojë se si do të veproni.” - Duke shpresuar shpëtimin nga e keqja e Faraonit, Musai tha: “Pritet që Allahu ta shkatërrojë armikun tuaj e t’ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend. Megjithatë, mos harroni se çështja nuk mbaron me këtë. Allahu i Madhëruar thotë: “...pastaj do t’ju vështrojë se si do të veproni ju.” Ai do të shohë a do të jeni mirënjohës apo mosmirënjohës për mirësitë e Tij. Ky premtim u realizua nga Allahu i Madhëruar kur erdhi koha e përcaktuar nga Ai.