And when the punishment descended upon them, they said, "O Moses, invoke for us your Lord by what He has promised you. If you [can] remove the punishment from us, we will surely believe you, and we will send with you the Children of Israel." (Al-A'raf [7] : 134)
Sherif Ahmeti:
Pasi që i gjeti belaja (me ato masa dënimi) ata thanë: “O Musa, lute ër ne Zotin tënd me atë meritë që ke (si pejgamber), nëse na e largon dënimin ne do të pranojmë ty (si të dërguar) dhe do t’i lejojmë beni israilët bashkë me ty (të shkoni ku të doni) (Al-A'raf [7] : 134)
1 Feti Mehdiu
Dhe kur i goditi i papritura, thanë: “O Musa, lute për ne Zotin tënd – ashtu siç ta ka dhënë besën ty. Nëse na liron nga kjo e keqe, ne patjetër do të besojmë ty dhe padyshim do t’i dërgojmë me ty izraelitët”
2 Hassan Efendi Nahi
E kur i godiste dënimi, ata thoshin: “O Musa, lutju Zotit tënd për ne, meqë ka besëlidhje me ty! Nëse na liron nga kjo vuajtje, patjetër që do të të besojmë ty dhe do t’i lëmë bijtë e Israilit të ikin me ty”.
3 Tafsir as-Saadi
Sa herë që binte ndëshkimi mbi ta, ata thoshin: “O Musa! Lutju Zotit tënd për ne, sipas premtimit që të ka dhënë. Nëse na e largon ndëshkimin, ne do të të besojmë ty dhe do t’i dërgojmë bijtë e Izraelit me ty.” - Fjala ‘ndëshkimin’ ka mundësi të nënkuptojë murtajën apo ndonjë epidemi tjetër të rëndë, siç kanë thënë shumë komentues. Por ka shumë mundësi, gjithashtu, që ajo të nënkuptojë të gjitha llojet e ndëshkimeve që u përmendën pak më sipër. Kështu, sa herë që merrnin një ndëshkim, ata thoshin: ‘O Musa, lute Zotin tënd për ne, që ta largojë prej nesh këtë ndëshkim!’ Ata kërkonin që Musai të ndërmjetësonte tek Zoti për të larguar ndëshkimin, duke i premtuar se atëherë do ta besonin Shpalljen e Zotit dhe do t’i lejonin bijtë e Izraelit që të largoheshin. Por, në fakt, ata gënjenin, pasi donin vetëm të shpëtonin nga ai ndëshkim i momentit, duke pandehur se ashtu do t’ia hidhnin. Allahu i Lartësuar thotë më pas: