Who took their religion as distraction and amusement and whom the worldly life deluded." So today We will forget them just as they forgot the meeting of this Day of theirs and for having rejected Our verses. (Al-A'raf [7] : 51)
Sherif Ahmeti:
Ata që fenë e tyre e morrën tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e dynjas. Sot, pra, Ne i harrojmë ata sikurse na e patën harruar takimin e kësaj dite të tyre dhe, sikurse i refonin argumentet Tona!” (Al-A'raf [7] : 51)
1 Feti Mehdiu
Të cilët i pat mashtruar jeta në tokë dhe fenë e tyre e kanë pasur si lojë dhe zbavitje. Sot ne, për shkak se i kanë mohuar argumentet tona, do t’i harrojmë ata siç e kanë pasë harruar ata ballafaqimin me këtë ditë të tyre”
2 Hassan Efendi Nahi
të cilët e morën fenë për lojë dhe argëtim dhe u mashtruan nga jeta e kësaj bote”. Ne sot do t’i harrojmë ata, ashtu siç e patën harruar ata takimin e kësaj Dite dhe siç mohuan shpalljet Tona.
3 Tafsir as-Saadi
Këta janë ata që fenë e tyre e merrnin si tallje e lojë dhe që u mashtruan nga jeta e dynjasë. - Ata i mashtroi jeta e kësaj bote me zbukurimet dhe joshjet e saj të larmishme. Mashtruesit dhe të mashtruarit i tërhiqnin drejt kësaj dynjaje, derisa ata u kënaqën dhe gjetën prehje me të. Në atë gjendje, ata e shihnin lumturinë veçse duke rendur pas bukurive mashtruese, prandaj e harruan ahiretin dhe i kthyen shpinën atij.
Atë ditë Ne do t'i harrojmë ata, siç e harruan ata takimin e kësaj dite... - Allahu i Lartësuar do t’i lërë ata të harruar në ndëshkim, për shkak se ata e harruan ditën e takimit me Të. Ata ishin të pavëmendshëm ndaj ahiretit, a thua se ishin krijuar vetëm për të shijuar kënaqësitë e dynjasë dhe sikur nuk i priste asnjë llogari përpara Zotit.
...dhe për shkak se kundërshtuan Shenjat Tona. - Ata i kundërshtuan argumentet e Zotit, jo për shkak se ato ishin të paqarta apo të mangëta, por për shkak të arrogancës.