To your Lord, that Day, will be the procession. (Al-Qiyamah [75] : 30)
Sherif Ahmeti:
Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet (Al-Qiyamah [75] : 30)
1 Feti Mehdiu
Te Zoti yt do të sillen atë ditë
2 Hassan Efendi Nahi
Atë ditë, ai do të sillet te Zoti yt.
3 Tafsir as-Saadi
Kur ai të bindet se i ka ardhur çasti i ndarjes, ndërkohë që kërcinjtë do t’i bashkohen me njëri-tjetrin, atë ditë, atij i fillon rruga për te Zoti yt. - Gjendja vështirësohet shumë, sepse po nxirret shpirti jashtë trupit, që ishte mësuar brenda tij. Ai nxirret jashtë, për t’u kthyer tek Zoti dhe për t’u shpërblyer për veprat e kryera dhe për të pranuar gjithçka që ka bërë. Ky kujtim për këtë moment të vështirë i nënshtron shpirtrat që të ndjekin rrugën e shpëtimit të tyre dhe t’i largohen rrugëve të shkatërrimit. Megjithatë, kryeneçët mendjemëdhenj, tek të cilët nuk ndikojnë aspak shenjat dhe ajetet e Zotit, vazhdojnë me tejkalimin e kufijve, me gjynahe e poshtërsi.