And the sun and the moon are joined, (Al-Qiyamah [75] : 9)
Sherif Ahmeti:
Dhe të bashkohet dielli e hëna (Al-Qiyamah [75] : 9)
1 Feti Mehdiu
Dhe Dielli me hënë të bashkohet
2 Hassan Efendi Nahi
dhe Dielli e Hëna të bashkohen,
3 Tafsir as-Saadi
…dhe Dielli e Hëna të bashkohen… - Ata nuk janë bashkuar asnjëherë me njëri-tjetrin, që kur Zoti i krijoi. Por Ditën e Gjykimit Zoti do t’i bashkojë ata. Dielli do të mbështillet e drita e tij do të zhduket, ashtu si edhe drita e hënës. Pastaj ata të dy do të hidhen në zjarrin e Xhehenemit, që robërit të shohin se Dielli e Hëna ishin thjesht dy krijesa të Zotit, të nënshtruara ndaj Tij. Në këtë mënyrë, kush ka adhuruar Diellin dhe Hënën do të bindet se ka qenë i mashtruar dhe mashtrues.