Indeed, We have prepared for the disbelievers chains and shackles and a blaze. (Al-Insan [76] : 4)
Sherif Ahmeti:
Ne për jobesimtërët kemi përgatitur zinxhirë, pranga e zjarr (Al-Insan [76] : 4)
1 Feti Mehdiu
Ne për mosbesimtarët kemi përgatitur pranga dhe zingjirë e zjarr të këndellur
2 Hassan Efendi Nahi
Pa dyshim, Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zinxhirë, pranga dhe zjarr flakërues.
3 Tafsir as-Saadi
Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zinxhirë, pranga dhe zjarr.- Për ata që kanë mohuar Allahun dhe profetët dhe që paturpësisht kanë guxuar të kryejnë gjynahe ndaj Allahut të Madhëruar, Ai ka përgatitur për ta në zjarrin e Xhehenemit zinxhirë dhe pranga, me të cilat do t’u lidhen duart dhe do t’u shtrëngohen fort pas qafe, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Kapeni atë dhe vendosjani prangat! Pastaj hidheni në Xhehenem dhe lidheni me një zinxhir të gjatë shtatëdhjetë kutë, sepse ai nuk besonte Allahun e Madhëruar.” [Hakka 30 – 33]. Allahu i Madhëruar ka përgatitur edhe zjarr të ndezur fort, i cili i përfshin trupat me furi dhe i shkrumbon, sikurse ka thënë i Madhëruari: “Nuk ka dyshim se ata që kanë mohuar Argumentet Tona, do t’i flakim në Zjarr. Sa herë që do t’u digjet një lëkurë, Ne do t’ua zëvendësojmë me lëkurë tjetër, që ta shijojnë mirë dënimin. Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë.” [Nisa 56]. Ky ndëshkim do të jetë i vazhdueshëm për ta, në përjetësi. Ndërsa bamirësit janë ata të cilët i kanë rregulluar zemrat e tyre me dashurinë për Allahun, me njohjen e Tij dhe me moral të mirë. Kështu janë përmirësuar edhe gjymtyrët e tyre, të cilat binden për të bërë veprat e mira, që kënaqin Zotin. Për këta, Zoti na tregon dhe thotë se: