The Day when man will remember that for which he strove, (An-Nazi'at [79] : 35)
Sherif Ahmeti:
Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar (An-Nazi'at [79] : 35)
1 Feti Mehdiu
Dita kur njeriu do t’i kujtohet çka ka punuar
2 Hassan Efendi Nahi
atë Ditë njeriu do të kujtojë gjithçka që ka bërë
3 Tafsir as-Saadi
...atë ditë njeriu do të kujtojë se çfarë ka bërë. - Atë ditë, njeriu do të kujtojë se çfarë ka bërë në dynja, në jetën e provës, në jetën ku njerëzit mbjellin atë që do të korrin Ditën e Gjykimit. Atë ditë, ai do të shohë të mirat dhe të këqijat që ka kryer në dynja dhe do të dëshirojë t’u kishte shtuar veprave të mira qoftë edhe një thërrmijë të vogël, që t’i shërbente për këtë ditë të gjatë dhe të vështirë. Atë ditë, njeriu do të dëshirojë të ishte ruajtur nga të këqijat dhe të kishte bërë qoftë edhe një thërrmijë më pak nga të këqijat, që të mos i shtohet dënimi dhe trishtimi, atë ditë kur dëshpërimi i punëkëqijve do të jetë i papërshkrueshëm. Të gjithë do të binden atë ditë se lumturia apo dëshpërimi i robërve në përjetësi janë të lidhura ngushtë me veprat që kanë bërë në dynja.