You are only a warner for those who fear it. (An-Nazi'at [79] : 45)
Sherif Ahmeti:
Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Atij (An-Nazi'at [79] : 45)
1 Feti Mehdiu
Pa dyshim ti do ta qortosh vetëm atë i cili frikësohet atij
2 Hassan Efendi Nahi
Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i frikësohen asaj.
3 Tafsir as-Saadi
Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i druhen Atij. - Paralajmërimet e tua janë të vlefshme, ndikuese dhe të dobishme vetëm për ata që i frikësohen takimit me të Madhëruarin e Plotpushtetshëm. Vetëm ata që kanë frikë nga qëndrimi para të Drejtit përpiqen sinqerisht dhe përgatiten për atë ditë. Ndërsa ata të cilët nuk e besojnë si të vërtetë ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi, ata nuk mendojnë fare për të. Kësisoj, përgjigjja për pyetje të tilla është krejt e kotë për ta, sepse ata nuk pyesin për të mësuar, por thjesht për të mohuar dhe për t’u tallur. Allahu i Lartësuar është shumë më i Ditur dhe i Urtë për t’u dhënë përgjigje këtyre të mjerëve, por të jenë të bindur ata se, ditën kur ta shohin qartazi atë që e mohojnë dhe e konsiderojnë të largët, do të dëshpërohen pa masë dhe do ta kuptojnë kotësinë e kësaj jete mashtruese, e cila ishte aq e shkurtër dhe e pavlefshme. Thotë i Lartësuari: