It is not except a reminder to the worlds (At-Takwir [81] : 27)
Sherif Ahmeti:
Ai (Kur’ani) s’është tjetër pos këshillë për njerëzit (At-Takwir [81] : 27)
1 Feti Mehdiu
Ai është vetëm këshillë botërave
2 Hassan Efendi Nahi
Ai është veçse këshillë për botët:
3 Tafsir as-Saadi
Ai (Kur'ani) është veçse këshillë për njerëzit,... – Kur'ani është këshillë dhe mësim për botët. Nëpërmjet tij, bota njeh Krijuesin dhe Sunduesin e saj me emrat e Tij të bukur, me cilësitë e Tij të larta dhe veprat e Tij të urta dhe plot mirësi e mëshirë. Nëpërmjet tij, njerëzit njohin Zotin, të Adhuruarin e tyre të pastër dhe të lartësuar nga çdo e metë. Në Kur'an, ata mësojnë si ta adhurojnë dhe ta madhërojnë Allahun e Lartësuar, duke zbatuar urdhrat e Tij. Kur'ani është drita, udhëzimi, mëshira dhe shërimi i tyre. Ai është udhërrëfyesi për të arritur mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit dhe për të shpëtuar nga e keqja në dynja dhe ahiret. Ai është rruga drejt lumturisë në të dyja botët, rruga drejt Xhenetit të përjetësisë, pranë Zotit të gjithësisë.