So remind, if the reminder should benefit; (Al-A'la [87] : 9)
Sherif Ahmeti:
Pra këshillo aty ku këshilla bën dobi (Al-A'la [87] : 9)
1 Feti Mehdiu
Prandaj ti këshillo se këshilla bën dobi
2 Hassan Efendi Nahi
prandaj këshillo, nëse këshilla do të jetë e dobishme!
3 Tafsir as-Saadi
Këshillo aty ku këshilla bën dobi! - Ftoji njerëzit të zbatojnë dhe jetojnë sipas ligjit të Zotit dhe porosive të Tij. Por kjo këshillë është përkufizuar me një porosi tjetër: “Këshillo aty ku këshilla bën dobi!”, domethënë, nëse ajo dëgjohet dhe pranohet, sido që të jetë, këshillë e plotë apo e pjesshme. Ajeti tregon se, nëse këshilla nuk sjell dobi, por veçse e shton të keqen dhe e pakëson të mirën, ajo nuk është e detyrueshme, madje është e ndaluar që të bëhet. Në lidhje me këshillimin, njerëzit ndahen në dy grupe: përfitues dhe jo përfitues prej tij. Duke sqaruar të dy llojet, i Lartësuari thotë: