They do not observe toward a believer any pact of kinship or covenant of protection. And it is they who are the transgressors. (At-Tawbah [9] : 10)
Sherif Ahmeti:
Ata nuk respektojnë te asnjë besimtarë as farefisninë as marrëveshjen; si të tillë janë përdhunues (At-Tawbah [9] : 10)
1 Feti Mehdiu
Nuk përfillin as farefisni as marrëveshje te besimtarët, dhe ata janë që e teprojnë
2 Hassan Efendi Nahi
Ndaj besimtarëve, ata nuk respektojnë as farefisni, as besëlidhje; këta janë tejkaluesit e kufirit (në të këqija).
3 Tafsir as-Saadi
Ata i shkëmbejnë ajetet e Allahut me një vlerë fare të vogël dhe pengojnë njerëzit nga rruga e Tij. Të shëmtuara janë veprat e tyre. Ndaj besimtarëve ata nuk respektojnë as farefisni e as marrëveshje. Pikërisht ata janë të shfrenuarit. - Ata preferojnë pasuritë e përkohshme dhe të pavlera të kësaj dynjaje kundrejt besimit në Allahun dhe në Profetin e Tij. Kështu, ata privojnë veten nga rruga e drejtë, por edhe të tjerët. Për hir të synimeve të tyre, ata nuk njohin kufij dhe masë. Nëse i pengon, je armiku i tyre dhe meriton të ndëshkohesh. Nuk ka marrëveshje që mund t'i bëjë të jenë besnikë e të përmbajtur. Urrejtja për fenë dhe besimtarët është bërë ves i tyre. Kuptojeni mirë, o besimtarë, se shkaku përse ata ju urrejnë është besimi juaj te Zoti dhe nënshtrimi për ta adhuruar Atë sipas shpalljes së Tij. Prandaj luftoni, që të mbroni fenë tuaj! Këdo që tregon armiqësi ndaj jush dhe fesë suaj konsiderojeni si armik, ndërsa ata që ju ndihmojnë dhe e duan fenë tuaj konsiderojini si miq e aleatë, që duhen mbështetur. Ky le të jetë gjykimi juaj i vazhdueshëm për aleancat dhe marrëveshjet që bëni! Mos lejoni kurrë që aleanca, miqësia dhe dashuria juaj të jenë emocionale dhe të pabazuara në urtësi e njohje të saktë. Nuk duhet të lejoni emocionet personale të ndikojnë në gjykimin për marrëdhëniet me armiqtë tuaj. Egoja ju nxit shpesh për ligësi, prandaj duhet të gjeni udhëzimin dhe drejtësinë në porositë e Zotit tuaj.