Excepted are those with whom you made a treaty among the polytheists and then they have not been deficient toward you in anything or supported anyone against you; so complete for them their treaty until their term [has ended]. Indeed, Allah loves the righteous [who fear Him]. (At-Tawbah [9] : 4)
Sherif Ahmeti:
Pos atyre idhujarëve me të cilët keni lidhur marrëveshje, e të cilët nuk ju kanë shmengur asgjë dhe nuk e kanë ndihmuar askënd kundër jush, pra, edhe ju përmbushni marrëveshjen e tyre deri në afatin e caktuar. S’ka dyshim se All-llahu i do të devotshmit (At-Tawbah [9] : 4)
1 Feti Mehdiu
përveç atyre politeistëve me të cilët keni lidhur marrëveshje e që ata nuk i kanë nëpërkëmbur aspak, e as e kanë ndihmuar ndokend kundër jush; pra, përmbushni marrëveshjen me to në afat të paraparë. All-llahu i do, me siguri të devotshmit
2 Hassan Efendi Nahi
Përjashtim bëjnë ata idhujtarë, me të cilët keni lidhur marrëveshje e që nuk ju kanë shkelur asgjë prej saj dhe që nuk kanë ndihmuar askënd kundër jush. Respektojeni marrëveshjen me ta deri në fund. Me të vërtetë, Allahu i do ata që (i) frikësohen (Atij).
3 Tafsir as-Saadi
Përjashtim bëjnë vetëm ata idhujtarë, me të cilët kishit lidhur marrëveshje dhe që nuk e kanë shkelur atë dhe nuk kanë ndihmuar asnjë kundër jush. - Ai ishte një distancim nga të gjithë idhujtarët, përveç atyre me të cilët kishte pakt për një afat kohe më të gjatë (se katër muaj) dhe që nuk e kishin shkelur këtë marrëveshje, sepse i Madhëruari thotë: “....që nuk e kanë shkelur atë dhe nuk kanë ndihmuar asnjë kundër jush.”. Domethënë, marrëveshja vlente edhe për aq kohë sa ata vazhdonin t'u përmbaheshin me besnikëri kushteve. Për këtë kategori, i Lartësuari thotë:
Prandaj, përmbushini edhe ju detyrimet me ta deri në afatin e caktuar! Vërtet, Allahu i do të devotshmit. - Allahu i Madhëruar i do të devotshmit, të cilët i plotësojnë me korrektësi dhe sinqeritet urdhëresat e Tij, i ruhen shirkut, tradhëtisë dhe pabesisë, i ruhen ndëshkimit dhe zemërimit të Tij dhe tregohen të kujdesshëm ndaj gjynaheve.