Your Lord has not taken leave of you, [O Muhammad], nor has He detested [you]. (Ad-Duhaa [93] : 3)
Sherif Ahmeti:
Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur (Ad-Duhaa [93] : 3)
1 Feti Mehdiu
Zoti yt nuk të ka lënë pas dore dhe nuk të ka urrejtur
2 Hassan Efendi Nahi
se Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren (o Muhamed)![1]
[1] Kjo sure i është shpallur Muhamedit (a.s.) pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje të Shpalljes Hyjnore, gjatë së cilës Profetit (a.s.) i është dashur të durojë shpotitë e jobesimtarëve dhe talljet e armiqve të tij më të këqij. Gruaja e xhaxhait të tij, Ebu Lehebit, e tallte, duke i thënë: “Zotëria yt të ka braktisur”.
3 Tafsir as-Saadi
Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren. – Kuptimi: Zoti yt kurrë nuk të ka lënë, por gjithmonë është përkujdesur për ty. Ai kurrë nuk të braktis, por përkujdeset dhe rregullon çështjet e tua më së miri. Ai do të të lartësojë gradë pas grade. Gjithashtu, Zoti yt kurrë nuk do të të urrente, sepse të zgjodhi për të të dashur. Mohimi i urrejtjes nënkupton pohimin e nivelit më të lartë të të kundërtës së saj, sepse vetëm mohimi i diçkaje nuk konsiderohet lavdërim, veç nëse ai nënkupton pohimin e të kundërtës së saj. Kjo ishte gjendja e Profetit, e shkuara dhe e tashmja e tij. Ai kishte dashurinë e plotë dhe përkujdesjen e vazhdueshme të Zotit të tij. Ai ishte vazhdimisht në rritje, për sa u përket gradave të tij të përsosmërisë si adhurues i Zotit. Ndërsa për sa i përket të ardhmes që e priste, i Lartësuari thotë: