Wa yawma nahshuruhum jamee'an summa naqoolu lillazeena ashrakoo makaanakum antum wa shurakaaa'ukum; fazaiyalnaa bainahum wa qaala shurakaaa'uhum maa kuntum iyyaanaa ta'budoon (al-Yūnus 10:28)
And [mention, O Muhammad], the Day We will gather them all together – then We will say to those who associated others with Allah, "[Remain in] your place, you and your 'partners.'" Then We will separate them, and their "partners" will say, "You did not used to worship us, (Yunus [10] : 28)
Sherif Ahmeti:
Atë ditë i tubojmë të gjithë, ndërkaq atyre që i kanë bërë shok All-llahut u themi: “Rrini në vendin tuaj, ju dhe idhujt tuaj!” Ne ndajmë ata. E idhujt e tyre u thonë: “Ju nuk na adhuruat ne!” (Yunus [10] : 28)
1 Feti Mehdiu
Kurse atë ditë, kur do t’i tubojmë të jgithë e t’u themi atyre të cilët i kanë bërë shok All-llahut: “Ndalni në vend ju edhe shokët (idhujt) tuaj!”. Pastaj do t’i ndajmë, e shokët e tyre do të thonë: “Ju nuk na keni adhuruar neve”
2 Hassan Efendi Nahi
Ditën, kur do t’i tubojmë të gjithë, do t’u themi idhujtarëve: “Rrini në vendet tuaja ju dhe idhujt tuaj!” Pastaj do t’i ndajmë ata dhe idhujt e tyre do të thonë: “Ju nuk na keni adhuruar ne.
3 Tafsir as-Saadi
Atë ditë Ne do t’i tubojmë të gjithë… - Atë ditë Allahu i Madhëruar ka për t'i tubuar të gjitha krijesat. Ajo është dita e premtimit që nuk thyhet e as ndryshon. Allahu i Madhëruar na tregon se ka për t’i tubuar idhujtarët dhe idhujt e tyre:
ndërsa idhujtarëve do t’u themi: “Rrini në vendin tuaj, ju dhe idhujt tuaj!”. - Qëndroni në vendin e llogarisë derisa të përfundojë gjykimi dhe të vendoset e drejta mes jush. Allahu i Lartësuar na njofton se do t’i ndajë ata nga njëri-tjetri:
Ne do t’i ndajmë ata nga njëri-tjetri dhe idhujt e tyre do t’u thonë: “Ju nuk na adhuruat ne!” - Ne do t’i ndajmë ata fizikisht dhe shpirtërisht. Mes tyre do të shfaqet ashpër armiqësia dhe urrejtja edhe pse në jetën e kësaj bote kishin miqësi dhe dashuri për njëri-tjetrin. Idhujt që ata adhuronin do të distancohen prej tyre dhe do të thonë: