Say, "Have you seen what Allah has sent down to you of provision of which you have made [some] lawful and [some] unlawful?" Say, "Has Allah permitted you [to do so], or do you invent [something] about Allah?" (Yunus [10] : 59)
Sherif Ahmeti:
Thuaj: “Më thuani, atë që All-llahu ju dha si ushqim (të lejuar), e ju nga ai diçka bëtë të ndaluar e diçka të lejuar?” Thuaj: “A ju lejoi All-llahu ju, ose ju i shpifni All-llahut?” (Yunus [10] : 59)
1 Feti Mehdiu
Thuaj: “Ku keni parë ju, ushqimin që ua jep All-llahu, njërin e konsideroni të ndaluar e tjetrin të lejuar? Thuaj: “A ju ka lejuar All-llahu këtë (gjykim) apo ju shpifni në llogari të All-llahut?”
2 Hassan Efendi Nahi
Thuaj: “Çfarë mendoni ju për ushqimin që jua ka zbritur Allahu, një pjesë të të cilit e bëni të ndaluar e një pjesë tjetër të lejuar?” Thuaj: “A ju ka lejuar Allahu për këtë apo po shpifni gënjeshtra për Allahun?”
3 Tafsir as-Saadi
Thuaj: “A e shihni atë që Allahu e ka zbritur për ju si furnizim, ndërsa ju e konsideroni një pjesë të tij të ndaluar e një pjesë të lejuar?” - Idhujtarët shpiknin ligje e betime të kota, përmes të cilave bënin të lejuar atë që Zoti e kishte ndaluar dhe bënin të ndaluar atë që Zoti e kishte lejuar. Duke qortuar dhe refuzuar këtë vepër të ulët dhe të dënueshme, Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “A e shihni atë që Allahu e ka zbritur për ju si furnizim, ndërsa ju e konsideroni një pjesë të tij të ndaluar e një pjesë të lejuar?” Pra, a i shihni kafshët të cilat Zoti jua bëri lejuara dhe të mira për ju? Kush është ai që trilloi dhe i bëri disa të lejuara dhe disa të ndaluara? Duke i qortuar dhe kërcënuar, i Madhëruari thotë:
Thuaj: “Vallë, Allahu ju dha leje për këtë apo ju shpifni rreth Allahut?” - Por dihet mirë se Allahu kurrë nuk i ka lejuar ata për diçka të tillë. Prandaj kuptohet se ata kanë shpifur e trilluar gjëra, për të cilat do të japin llogari e do të mbajnë përgjegjësi.