And the mountains will be like wool, fluffed up. (Al-Qari'ah [101] : 5)
Sherif Ahmeti:
Dhe kodrat bëhen si leshi i shprishur (Al-Qari'ah [101] : 5)
1 Feti Mehdiu
E malet të bëhen sikur lesh i shprishur
2 Hassan Efendi Nahi
kurse malet si leshi i shprishur.
3 Tafsir as-Saadi
...dhe malet do të bëhen si lesh i shprishur. - Malet do të bëhen si leshi i shprishur, i cili fluturon tutje nëse fryn qoftë edhe një erë e lehtë. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Dhe ditën, kur do t'i fryhet surit do t'u hyjë lemeria atyre që janë në qiej dhe atyre që janë në tokë, përveç atyre që do Allahu dhe të gjithë do të vinë para Atij të përulur. I sheh malet dhe mendon se ato janë të palëvizshme. Por, ato lëvizin siç lëvizin retë. Ky është krijimi i Allahut, që e ka përkryer çdo gjë. Ai e Di mirë gjithçka që bëni ju.”. [Neml 87, 88]. Më pas, malet kthehen në pluhur, i cili shpërndahet në ajër, dhe kështu nuk mbetet më asgjë prej maleve. Atë ditë do të vendoset peshorja e drejtë për veprat e robërve , të cilët do të ndahen në dy grupe: të lumturit dhe të dëshpëruarit.