Around her neck is a rope of [twisted] fiber. (Al-Masad [111] : 5)
Sherif Ahmeti:
E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur (Al-Masad [111] : 5)
1 Feti Mehdiu
Në qafën e saj ka një litar të përdredhur
2 Hassan Efendi Nahi
në qafën e saj do të ketë një litar prej fijesh palme.
3 Tafsir as-Saadi
(e bashkë me të) Edhe gruaja e tij, ajo bartësja e shkarpave (për zjarrin e xhehennemit). Në qafën e saj do të ketë një litar (prej zjarri) të thurrur mirë.” - Ajo bashkëpunonte me burrin e saj në vepra të këqija dhe armiqësi ndaj Profetit dhe besimtarëve. Ata përhapnin të keqen dhe përpiqeshin si askush tjetër që të mundonin Profetin (a.s.) dhe besimtarët. Por ajo nuk bënte gjë tjetër, veçse ngarkonte shpinën e saj me gjynahe të rënda, ashtu sikurse dikush ka ngarkuar dru mbi shpinë dhe në qafë është i lidhur me litar. Por ajeti mund të kuptohet edhe ndryshe: Ajo do të detyrohet në zjarrin e Xhehenemit që të ngarkojë dru mbi shpinën e saj dhe, me to, të ndezë fort zjarrin e të shoqit dhe të sajin, pafundësisht, duke patur një litar prej zjarri të lidhur në grykë. Në këtë sure kemi të bëjmë me një mrekulli dhe shenjë të profecisë së Muhamedit (a.s.). Këto ajete u shpallën para vdekjes së Ebu Lehebit dhe gruas së tij, dhe Allahu i Lartësuar tregoi se ata të dy do të ndëshkoheshin në zjarrin e Xhehenemit. Ky qe një tregues se ata nuk do ta pranonin Islamin kurrë. Dhe vërtet ashtu ndodhi. Ata nuk e pranuan Islamin dhe vdiqën si mohues dhe armiq të Zotit dhe të Profetit të Tij. Ata nuk e pranuan Islamin, qoftë edhe formalisht. Kështu, përfundimisht, ndodhi ashtu sikurse paralajmëroi Njohësi i së fshehtës dhe i të dukshmes, Allahu i Lartësuar.