Qaaloo 'a innaka la anta Yoosufu qaala ana Yoosufu wa haazaaa akhee qad mannal laahu 'alainaa innahoo mai yattaqi wa yasbir fa innal laaha laa yudee'u ajral muhsineen (Yūsuf 12:90)
They said, "Are you indeed Joseph?" He said, "I am Joseph, and this is my brother. Allah has certainly favored us. Indeed, he who fears Allah and is patient, then indeed, Allah does not allow to be lost the reward of those who do good." (Yusuf [12] : 90)
Sherif Ahmeti:
Ata thanë: “A ti je vetë Jusufi?” Ai tha: “Unë jam Jusufi, e ky është vëllai im, All-llahu na dhuroi shpëtim, pse ai që ruhet dhe bën durim, s’ka dyshim All-llahu nuk e humb shpërblimin e punëmirëve” (Yusuf [12] : 90)
1 Feti Mehdiu
“A ti je, njëmend, Jusufi?” – thirrën ata. “Unë jam Jusufi, - tha, - dhe ky është vëllau im! Neve na ka mëshiruar All-llahu. Kush i frikësohet All-llahut dhe duron, pa dyshim, All-llahu nuk lejon të humbë shpërblimi i bëmirësave”
2 Hassan Efendi Nahi
Ata thanë: “Vallë, ti je vërtet Jusufi?!” Ai u përgjigj: “Po, unë jam Jusufi e ky është vëllai im. Allahu na mëshiroi. Atë që ruhet (nga gjynahet) dhe bëhet i durueshëm, Allahu e shpërblen, se Ai kurrë nuk ia humb shpërblimin punëmirëve”.
3 Tafsir as-Saadi
Ata thanë: “Pse, vërtet, a ti je Jusufi?” Ai tha: “Unë jam Jusufi dhe ky është im vëlla. Allahu na dhuroi mirësi.” – Kuptimi: Allahu i Lartësuar na bëri mirësi të madhe me imanin dhe devotshmërinë që na dhuroi. Ai na dalloi mbi të tjerët dhe na nderoi duke na bërë vend në tokë, në jetën e kësaj dynjaje. Kjo e gjitha erdhi si rrjedhojë e dy vlerave të mrekullueshme: prej durimit dhe devotshmërisë.
Me të vërtetë, ai që e ka frikë Allahun dhe bën durim, të jetë i sigurt se Allahu kurrë nuk ua humb shpërblimin punëmirëve. - Çdokush që ruhet dhe është i kujdesshëm që mos kryejë ato gjëra që Zoti i Madhëruar i ka ndaluar, çdokush që bën durim kundrejt dhimbjeve dhe fatkeqësive të shkruara nga Zoti dhe në zbatimin e urdhëresave të Tij, le të gëzohet, sepse “Allahu nuk ua humb shpërblimin punëmirëve”.