[They are] those who endured patiently and upon their Lord relied. (An-Nahl [16] : 42)
Sherif Ahmeti:
Janë ata që bënë durim dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën (An-Nahl [16] : 42)
1 Feti Mehdiu
Ata që durojnë dhe janë të mbështetur në Zotin e tyre
2 Hassan Efendi Nahi
(Xheneti është për) ata që kanë duruar dhe janë mbështetur në Zotin e tyre.
3 Tafsir as-Saadi
Janë ata që bënë durim... - Ata ishin durimtarë për të përmbushur urdhëresat e Zotit me sinqeritet dhe korrektësi, të duruar për t’u ruajtur e për t'u frenuar nga ndalesat e Zotit, të duruar për të pranuar me kënaqësi e qetësi caktimet e Zotit mbi ta, të duruar në përballimin me maturi të sprovave dhe mundimeve që bota u dha për shkak të besimit dhe përkushtimit të tyre ndaj Allahut. Cilësia tjetër e tyre:
...dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën. - Vetëm Allahut iu mbështetën dhe i kërkuan ndihmë për të plotësuar urdhëresat e Tij. Ata nuk u mbështetën në veten e vet për asnjë çast. Përmes kësaj mbështetjeje të plotë në Zotin e tyre, u rregullua gjendja dhe punët e tyre dhe ata ia dolën të realizojnë përkushtimin dhe adhurimet ndaj Zotit. Këto dy cilësi të mrekullueshme, domethënë, durimi dhe mbështetja e plotë në Zotin, janë garancia për rregullimin e të gjitha punëve dhe çështjeve të njeriut. Çdokush që ka pasur disfatë ose ka humbur ndonjë mirësi, e ka humbur për shkak të mangësisë në durimin e tij dhe për shkak të mosinvestimit të të gjitha mundësive e forcave të tij, nga njëra anë; dhe nga ana tjetër, për shkak të mosmbështetjes së plotë në Allahun e Madhëruar e të moskërkimit të ndihmës nga Ai.