Wa law yu'aakhizul laahun naasa bizulminhim maa taraka 'alaihaa min daaabbatinw wa laakiny yu'akhkhiruhum ilaaa ajalim musamman fa izaa jaaa'a ajaluhum laa yastaakhiroona saa'atanw wa laa yastaqdimoon (an-Naḥl 16:61)
And if Allah were to impose blame on the people for their wrongdoing, He would not have left upon it [i.e., the earth] any creature, but He defers them for a specified term. And when their term has come, they will not remain behind an hour, nor will they precede [it]. (An-Nahl [16] : 61)
Sherif Ahmeti:
Sikur All-llahu t’i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë për më vonë deri në aftin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin (An-Nahl [16] : 61)
1 Feti Mehdiu
Sikur All-llahu t’i dënonte njerëzit për krimet e tyre, nuk do të linte asgjë të gjallë në tokë, por Ai i lë deri në një afat të caktuar, e kur vjen afati, për asnjë moment nuk munden as ta vonojnë e as ta shpejtojnë
2 Hassan Efendi Nahi
Sikur Allahu t’i dënonte njerëzit për shkak të mbrapshtive të tyre, nuk do të linte asgjë të gjallë në Tokë. Por Ai i lë ata deri në një afat të caktuar dhe, kur atyre u vjen afati, ata nuk mund ta shtyjnë atë e as ta shpejtojnë, qoftë edhe për një çast.
3 Tafsir as-Saadi
Sikur Allahu t’i dënonte njerëzit për shkak të padrejtësive së tyre, nuk do të linte mbi Tokë asnjë të gjallë. - Nëse do t’i merrte në përgjegjësi dhe t’i dënonte për padrejtësitë e tyre, pa shtuar e pa pakësuar aspak, njerëzit do të shkatërroheshin: "... nuk do të linte mbi tokë asnjë gjallesë.". Ai do t’i ndëshkonte ata që i kryejnë këto poshtërsi dhe gjithçka tjetër që i rrethon, qofshin kafshë e gjallesa të tjera, sepse ligësia e gjynaheve sjell shkatërrim të jetës dhe të krijesave.
Por Ai i lë ata për më vonë, deri në afatin e caktuar. - Allahu i Madhëruar nuk nxitohet për t’i ndëshkuar për atë që e meritojnë, por i afatizon deri në një kohë të përcaktuar, pra, në Ditën e Gjykimit.
Kur të vijë afati i tyre, ata as nuk mund ta përngadalësojnë e as ta përshpejtojnë atë. - Le të kenë kujdes dhe të frenohen, përderisa kanë ende kohë për pendim, para se të vijë koha kur nuk do të ketë më shtyrje afati.