And Allah has favored some of you over others in provision. But those who were favored [i.e., given more] would not hand over their provision to those whom their right hands possess [i.e., slaves] so they would be equal to them therein. Then is it the favor of Allah they reject? (An-Nahl [16] : 71)
Sherif Ahmeti:
All-llahu favorizoi disa prej jush mbi disa tjerë në furnizim. Atyre që u është dhënë përparësia (në furnizim), nuk janë furnizues të atyre që posedojnë (robërve), ata (të gjithë) në të janë të barabartë (furnizues kryesor është All-llahu), A mos duan të mohojnë dhuntinë e All-llahut (An-Nahl [16] : 71)
1 Feti Mehdiu
All-llahu u jep disave më shumë se sa të tjerëve. Por ata, të cilëve u është dhënë më shumë, nuk u japin atyre që i kanë në posedimin e tyre, edhe pse kanë nevoja të barabarta. A e mohojnë edhe dhuntinë e All-llahut
2 Hassan Efendi Nahi
Disa prej jush Allahu i ka pajisur më mirë. Por, ata të cilëve u ka dhënë më shumë, nuk u japin furnizim atyre që i kanë nën vete, edhe pse janë të barabartë në nevoja. Si po i mohoni dhuntitë e Allahut?
3 Tafsir as-Saadi
Allahu i dalloi disa prej jush nga të tjerët në fushën e pasurisë. Por ata të cilët u dalluan mbi të tjerët nuk duan ta ndajnë pasurinë me ata që i kanë nën vete, për të qenë të barabartë. - E gjitha kjo është treguesi i njëshmërisë së Zotit dhe argument për vërtetësinë e Tij. Nga ana tjetër, ky fakt tregon për kotësinë dhe shëmtinë e shirkut. Shirku është një vepër e shëmtuar dhe e dënueshme. Është e vërtetë se të gjitha krijesat kanë dy cilësi kryesore: ato janë të krijuara dhe janë nevojtare për Zotin. Megjithatë, Allahu i Lartësuar na ka treguar për disa dallime të krijesave nga njëra tjetra. Kështu, disa njerëz janë të lirë, me pasuri e pushtet. Disa të tjerë janë skllevër të nënshtruar, që nuk zotërojnë asgjë. Mendoni me kujdes! Zotërinjtë e pasur kurrë nuk do të lejonin që të ishin të barabartë me skllevërit e nënshtruar dhe të ndanin pasurinë e pushtetin me ta, e kështu të ishin njëlloj. Ata e shohin këtë si diçka të papranueshme. Mendohuni o njerëz! Ju po i atribuoni Zotit disa krijesa të dobëta si të barabarta me Të, megjithëse krijesat janë nevojtare e të pafuqishme, që nuk kanë asnjë grimë pushteti. Si mund t’i konsideroni ata të barabartë me Zotin dhe partnerë me Të në pushtetin e mbretërimin e Tij, kur as për veten tuaj nuk e pranoni këtë? A nuk është kjo padrejtësia më e madhe dhe mosmirënjohje për mirësitë e Allahut?
Si i mohojnë kështu mirësitë e Allahut?! - Nëse do të ishin mirënjohës për mirësitë që kanë dhe do t’ia njihnin e do t’ia atribuonin Atij që ua dhuroi ato, kurrë nuk do t’i shoqëronin Allahut shokë, në asnjë aspekt, por Ai do të ishte i vetmi që do të meritonte adhurimin, dashurinë e madhërimin e tyre.