Or do you feel secure that He will not send you back into it [i.e., the sea] another time and send upon you a hurricane of wind and drown you for what you denied? Then you would not find for yourselves against Us an avenger. (Al-Isra [17] : 69)
Sherif Ahmeti:
Ne, vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, ibegatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam (Al-Isra [17] : 69)
1 Feti Mehdiu
Ose a jeni te sigurtë se Ai nuk do t’ju kthejë prapë në det dhe t’iu lëshojë furtunën dhe t’iu përmbysë për shkak se keni mohuar? Atëherë nuk keni për të gjetur se kush do të na marrë në përgjegjësi për ju
2 Hassan Efendi Nahi
Apo jeni të sigurt, që Ai nuk do t’ju kthejë ju përsëri (në det) e, që nuk do t’ju dërgojë furtunë e t’ju fundosë për shkak të mosbesimit tuaj, pa pasur mundësi që të gjeni dikë, që t’ju mbrojë nga Ne?
3 Tafsir as-Saadi
Apo jeni të sigurt se Ai nuk do t’ju kthejë përsëri (në det),... - Edhe nëse mendoni se në tokë jeni të sigurt, a nuk mendoni se ju mund të ktheheni sërish në det? Ju nuk jeni të sigurt që gjatë jetës suaj, ju të gjendeni në të njëjtën situatë në mes të detit.
...e t’ju lëshojë ndonjë furtunë shkatërrimtare që t’ju fundosë për shkak të mosbesimit tuaj... - Atëherë, Ai ju lëshon një furtunë, që shkatërron çdo gjë që i del përpara. Allahu ka fuqi për gjithçka.
... e ju të mos gjeni asnjë që të ankohej kundër Nesh për ju. - Kurrë nuk do të keni mundësi të refuzoni dhe rrëzoni gjykimin e drejtë të Allahut, i Cili nuk i bën padrejtësi askujt, as sa një thërrmijë.