So cause to fall upon us fragments of the sky, if you should be of the truthful." (Ash-Shu'ara [26] : 187)
Sherif Ahmeti:
E nëse je nga të vërtetit, atëherë lëshoje mbi ne një copë nga qielli (si dënim) (Ash-Shu'ara [26] : 187)
1 Feti Mehdiu
Por ti nëse flet të vërtetën lëshona nga qielli një dënim!”
2 Hassan Efendi Nahi
andaj, lësho mbi ne një copë nga qielli, nëse thua të vërtetën!
3 Tafsir as-Saadi
Nëse je i vërtetë, atëherë bëj që të bjerë mbi ne një copë (ndëshkimi nga) qielli! - Sigurisht kjo ishte një paturpësi e madhe dhe padrejtësi nga ana e tyre. Kjo ishte shpifje e pastër, edhe pse ishin tërësisht të bindur për të kundërtën. Çdo profet që është dërguar për të ftuar popullin e vet është përballur me refuzimin e tyre dhe gjithmonë ka polemizuar me ta. Atëherë, Zoti u ka sjellë profetëve shenja madhështore, të shfaqura në duart e tyre dhe të mjaftueshme që njerëzit të bindeshin për vërtetësinë e tyre dhe të shpalljeve të Zotit që ata sollën. Në mënyrë të veçantë, Shuajbit iu dha një shenjë dhe aftësi e mrekullueshme në komunikim me popullin e tij. Ai u quajt edhe Hatibul Enbija - Hatibi i Profetëve, pikërisht për aftësinë dhe urtësinë e tij të veçantë në këshillimin dhe kujdesin për popullin e tij. Ai i ftonte ata me mënyrën më të bukur dhe të zgjedhur me shumë kujdes. Populli i tij ishte tërësisht i sigurt për sinqeritetin e këtij Profeti të dalluar dhe për faktin se ajo që solli nga Zoti ishte e vërtetë dhe e drejtë. Kështu, pretendimi i tyre se ai ishte gënjeshtar, ishte i kotë. Ata thanë: "... bëj që të bjerë mbi ne një copë qielli!", pra, copa ndëshkimi shfarosëse mbi ne. Nëse je i vërtetë në këtë pretendim, atëherë le të bjerë mbi ne dënimi shkatërrues dhe shfarosës. Kjo i ngjante fjalës së mohuesve të hershëm: "Kujto si thanë ata: “O Allah! Nëse ky (Kur'an) është vërtet prej Teje, lësho mbi ne rrebesh gurësh nga qielli, ose na jep ndonjë dënim të rëndë!”." [Enfal 32]. Por ajeti mund të ketë kuptimin se ata kërkuan që të zbriste ndonjë nga shenjat dhe mrekullitë që ata propozojnë si kusht për të besuar. Atëherë, Shuajbi u tha:
القرآن الكريم - الشعراء٢٦ :١٨٧ Asy-Syu'ara' 26:187