And of the people are some who say, "We believe in Allah," but when one [of them] is harmed for [the cause of] Allah, he considers the trial [i.e., harm] of the people as [if it were] the punishment of Allah. But if victory comes from your Lord, they say, "Indeed, We were with you." Is not Allah most knowing of what is within the breasts of the worlds [i.e., all creatures]? (Al-'Ankabut [29] : 10)
Sherif Ahmeti:
Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut, e kur goditet me ndonjë të keqe për shkak të (rrugës së) All-llahut, si sprovimin prej njerëzve e trajton si dënimin e All-llahut (prej të cilit njerëzi ikin prej mosbesimit në besim), e nëse vjen ndonjë fitore prej Zotit tënd, ata do të thonë: “Ne kemi qenë me ju!” Po a nuk është Alahu që di më së miri për atë që është në zemrat e njerëzve (Al-'Ankabut [29] : 10)
1 Feti Mehdiu
Ka njerëz që thonë: “I kemi besuar All-llahut”, por kur dikush e pëson për hirë të All-llahut, ngatrresën e njerëzve e trajton si dënim të All-llahut. Po nëse vjen ndonjë fitore nga Zoti yt, me siguri ata do të thonë: “Ne kemi qenë me ju!” Vallë, a nuk e di All-llahu se ç’ka në krahërorët e njerëzve
2 Hassan Efendi Nahi
Ka disa njerëz, që thonë: “Ne besojmë Allahun”. Por, kur vuajnë për çështjen e Allahut, e quajnë përndjekjen prej njeriut njësoj si dënimin e Allahut. Ndërsa, kur u vjen fitorja prej Zotit tënd, ata, me siguri - do të thonë: “Ne kemi qenë me ju”. Vallë! A nuk e di Allahu më së miri se ç’ka në zemrat e çdokujt?
3 Tafsir as-Saadi
Ka disa njerëz, që thonë: “Ne besojmë në Allahun”. - Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar na qartëson se Ai ka për ta sprovuar këdo që pretendon se ka iman, për të dalluar të sinqertin nga gënjeshtari. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon se ka njerëz që nuk tregojnë durim përballë sprovave dhe janë të paqëndrueshëm ndaj tronditjeve. Ai thotë:
Por, kur vuajnë për çështjen e Allahut... - Domethënë, nëse për shkak të besimit vuajnë rrahje, marrje pasurie, shpifje e intriga për t’i kthyer nga feja dhe për të përqafuar të kotën...
...e quajnë shtypjen e njeriut sikur të ishte dënim nga Allahu. - Për shkak të këtyre, pra, e braktisin imanin dhe bazat e tij.
Ndërsa kur u vjen ndihma prej Zotit tënd, ata thonë: “Ne kemi qenë gjithmonë me ju”. - Sepse kjo u shkon sipas dëshirave. Këta lloj njerëzish janë ata për të cilët Allahu i Madhëruar ka thënë: "Ka njerëz nga ata që e adhurojnë Allahun luhatshëm. Nëse u vjen ndonjë e mirë, ata qetësohen me të. Por nëse u vjen ndonjë sprovë, ata kthehen në fytyrën e vet të vërtetë dhe kështu humbasin edhe dynjanë, edhe ahiretin. Kjo është humbja e qartë. ” [Haxh 11]. Ndërsa këtu thotë:
Vallë, a nuk e di Allahu më së miri se ç’ka në zemrat e çdokujt? - Ai ju njoftoi për këtë grup me këto cilësi, që ta dini mirë se sa e plotë dhe absolute është dija e Zotit dhe sa e gjerë është urtësia e Tij.