They believe in Allah and the Last Day, and they enjoin what is right and forbid what is wrong and hasten to good deeds. And those are among the righteous. (Ali 'Imran [3] : 114)
Sherif Ahmeti:
I besojnë All-llahut dhe së ditës, këshllojnë për të mirë dhe largojnë nga të dobishme, edhe ata janë prej të mirëve (Ali 'Imran [3] : 114)
1 Feti Mehdiu
I besojnë All-llahut dhe botës tjetër dhe kërkojnë të bëhen vepra të mira dhe pengojnë nga veprat e këqia, dhe shpejtojnë të bëjnë mirësi, eh, ata pra janë të mirë
2 Hassan Efendi Nahi
Ata besojnë Allahun dhe Ditën e Kiametit, e urdhërojnë të mirën, e ndalojnë të keqen dhe nxitojnë për të bërë punë të mira. Këta janë ndër të drejtët.
3 Tafsir as-Saadi
Ata besojnë Allahun dhe Ditën e Gjykimit,... - Ata e besojnë Allahun ashtu sikurse besimtarët e vërtetë. Ata i besojnë të gjithë profetët dhe shpalljet që Allahu u zbriti atyre. Allahu i Lartësuar e ka veçuar besimin e tyre rreth Ditës së Gjykimit, sepse është pikërisht ky besim që i nxit besimtarët të afrohen tek Zoti i tyre me fjalë e vepra të mira. Ajo është dita e shpërblimit apo e shpagimit me drejtësi për veprat e bëra në këtë jetë. Ajo ditë e nxit besimtarin që të zbatojë çdo urdhër për të cilin do të shpërblehet dhe t’i largohet çdo ndalese, që t’i ruhet kërcënimit të të Drejtit.
...këshillojnë për të mirë, ndalojnë nga e keqja... - Pasi e kanë plotësuar veten me besim të sinqertë ndaj Allahut dhe Profetit të mëshirës, besim ky i cili përmirëson edhe veprat e tyre, ata përpiqen për të ftuar edhe të tjerët në rrugën e drejtë. Ata urdhërojnë për çdo vepër të mirë dhe ndalojnë nga çdo vepër e keqe. Ata nxisin edhe të tjerët prej ithtarëve të Librit që ta besojnë Profetin e mëshirës, Muhamedin (a.s.). Pastaj Allahu i Lartësuar i cilëson ata si njerëz me vullnet dhe ambicie të larta:
...dhe garojnë për vepra të mira. – Pra, ata nxitojnë që të kryejnë çdo vepër të mirë që Allahu dhe Profeti i Tij i urdhëron. Ata nuk e vonojnë aspak çdo punë të mirë që i afron tek Zoti. Ata shfrytëzojnë çdo rrugë, mënyrë dhe kohë për të kryer adhurime ndaj Allahut të Lartësuar. Kjo etje e tyre për të kryer vepra të mira e ka një shkak: ata e dëshirojnë shumë shpërblimin dhe dashurinë e Allahut për ta. Ata janë shumë të vetëdijshëm për mirësitë që sjell adhurimi i Allahut dhe bindja ndaj Tij, e pikërisht ata i quan Allahu i Lartësuar si “ŝâliĥîn” - të mirë:
Ata janë prej të mirëve. - Dihet shumë mirë se Allahu i Lartësuari do t’i përfshijë ŝâliĥîn-ët në mëshirën e Tij dhe do t’i trajtojë ata me butësinë dhe faljen e Tij të gjerë. Ai do t’i nderojë duke u dhuruar nga mirësitë e Tij të mrekullueshme. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon se asnjë vepër e tyre nuk do të shpërfillet, e vogël apo e madhe qoftë ajo, por do të shpërblehet me formën më të mirë: