Our Lord, surely You will gather the people for a Day about which there is no doubt. Indeed, Allah does not fail in His promise." (Ali 'Imran [3] : 9)
Sherif Ahmeti:
“Zoti ynë Ti je ai që në një ditë do t`i tubosh njerëzit, ditë që përtë cilin nuk ka dyshim. All-llahu nuk shkel premtimin e vet (Ali 'Imran [3] : 9)
1 Feti Mehdiu
O Zoti ynë! Ti do t’i tubosh njerëzit në një ditë, për të cilën nuk ka dyshim. All-llahu me siguri nuk e ndryshon premtimin
2 Hassan Efendi Nahi
O Zoti ynë! Ti do t’i mbledhësh njerëzit në një Ditë për të cilën nuk ka dyshim. Me të vërtetë, Allahu nuk e shkel premtimin”.
3 Tafsir as-Saadi
"O Zoti ynë! Ti je Ai që do t’i tubosh njerëzit në një ditë, për të cilën nuk ka dyshim. Allahu nuk e shkel premtimin e Vet." - Allahu i Lartësuar do t’i tubojë njerëzit dhe do t’i shpërblejë ata sipas punëve të tyre: vepërmirët me të mira dhe vepërkëqijtë me ndëshkim. Kështu, Allahu i Lartësuar i ka përshkruar dijetarët me shtatë cilësi të vyera, të cilat i sjellin lumturinë robit në të dyja jetët: Ata kanë dije të dobishme, e cila është rruga e vetme që të çon tek Allahu i Lartësuar, sepse nëpërmjet saj qartësohen ligjet e Tij. Ata nuk kanë thjesht dije të dobishme, por kanë dije të thellë. Kush zotëron një dije të tillë është një dijetar i madh. Në fakt, Allahu i Lartësuar u ka mësuar atyre dijen sipërfaqësore dhe dijen e thellë. Këta të zgjedhur janë shumë të ditur për sa u përket të fshehtave dhe imtësive të Sheriatit, dhe kjo dije duket në veprat që ata kryejnë.
- Allahu i Lartësuar na tregon se këta të zgjedhur i besojnë të gjitha ajetet e Librit (Ata thonë: “Të gjitha (ajetet) janë nga Zoti ynë....”) dhe për të shpjeguar ajetet muteshâbih, ata bazohen në ajetet muĥkeme. Ata vazhdimisht dhe me përulje i kërkojnë Allahut t’i ruajë e shpëtojë nga çdo e keqe, me të cilat Allahu i Lartësuar ka sprovuar ata që parapëlqyen devijimin kundrejt udhëzimit të qartë të Zotit të tyre.
- Ata vazhdimisht i kujtojnë mirësitë e Zotit ndaj tyre dhe tregojnë mirënjohje për to. Ata thonë: “Mos lejo që zemrat tona të devijojnë, pasi na drejtove!”.
- Ata e lusin vazhdimisht Allahun e Mëshirshëm që t’u dhurojë nga mëshira e Tij. Kjo lutje për mëshirë u mundëson atyre arritjen e çdo të mire që e dëshirojnë dhe ruajtjen e shpëtimin nga çdo e keqe, së cilës i ruhen dhe i frikësohen. Ata thonë: “Na dhuro mëshirën Tënde!”
- Ata afrohen dhe kërkojnë ndërmjetësime tek Allahu më anë të lutjeve të tyre dhe me mënyra të lejuara afrimi dhe ndërmjetësimi. Ata afrohen më shumë te Zoti i tyre duke u lutur me emrin e Tij El uehhâb (Dhurues).
- Allahu i Lartësuar na tregon se ata kanë dije dhe siguri të plotë rreth Ditës së Gjykimit. Kjo i nxit gjithmonë ata që të punojnë vepra të mira dhe vazhdimisht t’i ruhen devijimit dhe gjynaheve.