But those who were given knowledge and faith will say, "You remained the extent of Allah's decree until the Day of Resurrection, and this is the Day of Resurrection, but you did not used to know." (Ar-Rum [30] : 56)
Sherif Ahmeti:
E atyre që iu është dhënë dija dhe besimi thonë: “Ju keni qëndruar aq sa u pat caktuar All-llahu deri në ditën e ringjalljes, e kjo pra është dita e ringjalljes, por ju ishit që nuk e pranonit!” (Ar-Rum [30] : 56)
1 Feti Mehdiu
E ata të cilëve u është dhënë dijeni e besim, do të thonë: “Ju keni qëndruar sipas caktimit të All-llahut deri në ditën e ringjalljes – dhe ja, kjo është dita e ringjalljes, vetëm se ju nuk e keni ditur”
2 Hassan Efendi Nahi
Ata, të cilëve u është dhënë dituria dhe besimi, do të thonë: “Ju, me të vërtetë, keni qëndruar aq sa ju ka caktuar Allahu në Libër - deri në Ditën e ringjalljes, - e ja kjo është Dita e ringjalljes, por ju nuk e keni ditur”.
3 Tafsir as-Saadi
Kurse ata të cilëve u është dhënë dituri dhe besim, do të thonë: “Ju keni qëndruar aq sa e pati caktuar Allahu, deri në Ditën e Ringjalljes. - Allahu i Lartësuar i ka nderuar me dituri dhe iman. Dituria rreth së vërtetës është cilësi e tyre. Imani i tyre është i sinqertë, sepse ata i japin përparësi së vërtetës. Kështu, duke qenë se ata e njohin mirë të vërtetën dhe i japin përparësi asaj mbi çdo gjë tjetër, atëherë edhe fjalët e tyre janë të vërteta dhe në përputhje të plotë me veprat e tyre. Ata janë të parët që bëjnë ato punë të mira që ua mësojnë të tjerëve. Ata gjithmonë thonë të vërtetën kur flasin. Ata thonë atë ditë: “Ju keni qëndruar aq sa e pati caktuar Allahu, deri në Ditën e Ringjalljes. Ju keni qëndruar në atë jetë aq sa ishte caktuar në kaderin dhe ligjin e Zotit. Ju jetuat në dynja mjaftueshëm, aq sa çdo njeri mund të mendojë e të meditojë dhe kush dëshiron, të mund të nxjerrë mësim. Megjithatë, ju vazhduat me mohim, derisa tani jeni të ringjallur përpara Zotit, në pritje të llogarisë.
Kjo është Dita e Ringjalljes, por ju nuk e pranonit! - Ju e mohonit ringjalljen, prandaj tani, në Ditën e Gjykimit, pretendoni se në dynja nuk qëndruat mjaftueshëm për të besuar e gjykuar drejt. A thua se nuk patët kohë të mjaftueshme që të ktheheshit tek Zoti të penduar e të nështruar për ta adhuruar Atë! Padituria ishte ajo që ju priu dhe mosbesimi e mohimi i të vërtetës u bë i pandashëm për ju.