Iz jaaa'ookum min fawqikum wa min asfala minkum wa iz zaaghatil absaaru wa balaghatil quloobul hanaajira wa tazunnoona billaahiz zunoonaa (al-ʾAḥzāb 33:10)
[Remember] when they came at you from above you and from below you, and when eyes shifted [in fear], and hearts reached the throats, and you assumed about Allah [various] assumptions. (Al-Ahzab [33] : 10)
Sherif Ahmeti:
Kur ata u erdhën juve edhe prej së larti edhe prej së poshti, dhe kur shikimet u shtangën, e zemrat arritën në fyt, e ju sajonit mendime të llojllojta për All-llahun (Al-Ahzab [33] : 10)
1 Feti Mehdiu
Kur ju erdhën edhe nga lart edhe nga poshtë, kur shikimi i juaj u shtang e shpirti u pat ardhur në fyt, në momentin kur mendonit gjithçka për All-llahun
2 Hassan Efendi Nahi
Ata ju sulmuan nga lart dhe nga poshtë, kështu që sytë tuaj u errësuan, zemrat ju erdhën në fyt dhe besimi juaj tek Allahu u lëkund.
3 Tafsir as-Saadi
Kur ata ju erdhën prej së larti dhe prej së poshtmi, shikimet tuaja u shtangën, zemrat erdhën në fyt (nga frika) dhe ju sajonit për Allahun lloj lloj mendimesh (të kota). - Zemrat u shkuan në fyt nga frika dhe vështirësia, aq sa u shkonin lloj-lloj mendimesh. Pasiguria arriti kulmin kur shihnin gjithë ato masa shtrënguese dhe atë rrethim aq të fortifikuar. Ky rrethim vazhdoi për një kohë të gjatë. Allahu e përshkruan kështu gjendjen e besimtarëve: "... shikimet tuaja u shtangën, zemrat erdhën në fyt (nga frika) dhe ju sajonit për Allahun lloj lloj mendimesh (të kota).". Ju kishit mendimet e këqija se Allahu nuk do të ndihmonte fenë e Tij dhe se nuk do të plotësonte dhe lartësonte fjalën e Tij.”