And Allah repelled those who disbelieved, in their rage, not having obtained any good. And sufficient was Allah for the believers in battle, and ever is Allah Powerful and Exalted in Might. (Al-Ahzab [33] : 25)
Sherif Ahmeti:
Dhe All-llahu i zbrapsi ata që nuk besuan me atë mllefin e tyre, duke mos arritur kurrnjë të mirë. Dhe All-llahu ua largoi luftën besimtarëve. All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes (Al-Ahzab [33] : 25)
1 Feti Mehdiu
All-llahu i refuzoi mosbesimtarët me hidhërimin e tyre të madh që nuk arritën asnjë të mirë, kurse besimtarët e kanë mjaft All-llahun për në luftë. All-llahu është, pa mëdyshje, i fortë dhe i gjithfuqishëm
2 Hassan Efendi Nahi
Allahu i zmbrapsi jobesimtarët (e ushtrisë së aleatëve) me hidhërimin e tyre dhe ata dolën duarbosh. Ai i kurseu besimtarët nga lufta. Vërtet, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm.
3 Tafsir as-Saadi
Dhe Allahu i zmbrapsi ata që nuk besuan bashkë me tërë mllefin e tyre, dhe ata nuk fituan asgjë të mirë. - I ktheu ata duarbosh dhe të poshtëruar. Ata nuk e arritën dot atë që, me aq padurim, synonin ta arrinin e realizonin, domethënë, vrasjen e Profetit dhe të besimtarëve. Ata ishin të bindur se do ta arrinin qëllimin, sepse i mashtroi epërsia numerike e aftësitë ushtarake. Ata u krenuan me aleancën e tyre të gjerë në këtë luftë dhe ishin tërësisht të bindur për fitoren. Por Allahu i Madhëruar u dërgoi atyre një furtunë shumë të madhe, që i tronditi e shkuli nga vendi i fushimit. Era ua fluturoi çadrat dhe ua derdhi përmbysi kazanët ku gatuanin. Ndërsa në zemrat e tyre Allahu futi frikën, dhe kështu u larguan të mbushur me zemërim dhe me urrejtje. Kjo ishte ndihma e Allahut për robërit e Tij besimtarë.
Dhe Allahu ua largoi luftën besimtarëve. - Allahu i ruajti besimtarët me ushtrinë e Tij, me erërat e furishme.
Allahu është i Plotfuqishëm, Ngadhënjimtar. - Çdokush që lufton kundër rrugës së Tij dhe besimtarëve, do të mposhtet. Për Allahun, asgjë nuk është e pamundur. Ai e përmbush gjithçka që dëshiron. Asnjë fuqi dhe ushtri nuk të bën dobi përballë fuqisë së Tij. Edhe më të fuqishmit nuk i sjell dobi fuqia, nëse nuk e ndihmon Allahu.