Indeed, this was the clear trial. (As-Saffat [37] : 106)
Sherif Ahmeti:
Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë (As-Saffat [37] : 106)
1 Feti Mehdiu
Ajo ishte, njëmend, sprovë e vërtetë, e qartë”
2 Hassan Efendi Nahi
Kjo, me të vërtetë ka qenë një sprovë e qartë!
3 Tafsir as-Saadi
Kjo ishte, vërtet një sprovë e madhe. - Kjo ishte vërtet një sprovë e madhe, që nxori në pah pastërtinë e Ibrahimit dhe dashurinë e tij të plotë për Zotin e tij. Kur Allahu i Lartësuar i dhuroi Ibrahimit (a.s) Ismailin, ai e deshi shumë të birin. Por Ibrahimi ishte Halili i Rahmanit - pra, i dashuri i Rahmanit, dhe kjo dashuri nuk duhej të trazohej nga dashuri të tjera. Zemra e Ibrahimit duhej të ishte e lidhur tërësisht me Allahun. Duke qenë se zemra e Ibrahimit u lidh pakëz me djalin e tij, Ismailin, Allahu i Lartësuar donte ta pastronte atë dhe ta qartësonte për ne faktin se e gjithë zemra dhe dashuria e Ibrahimit ishte vetëm për Allahun. Për këtë arsye, Ai e sprovoi Ibrahimin, që ai të zgjidhte dashurinë për Allahun mbi çdo dashuri tjetër, edhe mbi dashurinë për të birin, që dukej se po merrte një pjesë të zemrës së Ibrahimit. Por duke qenë se Ibrahimi zgjodhi dashurinë për Zotin, pasi mori çdo masë për ta ekzekutuar urdhrin e Tij, atëherë bërja e flijimit nuk ishte më e nevojshme. Atëherë: