And with them will be women limiting [their] glances, with large, [beautiful] eyes, (As-Saffat [37] : 48)
Sherif Ahmeti:
E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të pëulur (As-Saffat [37] : 48)
1 Feti Mehdiu
E pranë tyre symëdhatë e reja, me shikime të përulura
2 Hassan Efendi Nahi
Pranë tyre do të jenë gra me shikim të ulur e sy të bukur
3 Tafsir as-Saadi
Pranë tyre qëndrojnë (hyritë) symëdhatë, me shikim të përulur, - Në kopshtet e mirësive, ata do të kenë këtë lloj kënaqësie. Atje i presin hyritë symëdha dhe të plota në të gjitha cilësitë e tyre. Ndër këto cilësi, Allahu përmend se janë "kasiratut-tarfi" - syulura. Janë të tilla sepse ato janë të mahnitura pas burrave të tyre dhe nuk i largojnë shikimet nga ata. Ato nuk shohin dikë tjetër, sepse burrat do të jenë në kulmin e bukurisë dhe hijeshisë dhe ato nuk mund të gjejnë në Xhenet si bashkëshortët e tyre. Por ka mundësi që kuptimi i fjalës "kasiratut-tarfi" të jetë: "tërheqëse shikimesh". Burri që i sheh i mbeten sytë tek ato, nga bukuria e madhe që kanë. Kjo tregon se bukuria e tyre është e jashtëzakonshme. Kufizimi i shikimit tregon se edhe zemra e trupi janë të përkushtuara tërësisht pas tyre. Të dyja kuptimet janë të sakta dhe të mundshme. Kjo tregon për bukurinë e madhe dhe të pashembullt të burrave dhe të grave në Xhenet dhe për dashurinë dhe tërheqjen e jashtëzakonshme mes tyre atje. Kur ata bashkohen me njëri-tjetrin, asgjë tjetër nuk futet mes tyre. Kjo tregon për pastërtinë dhe ndershmërinë e tyre dhe për faktin se në Xhenet nuk do të ketë urrejtje, smirë, armiqësi e zemërim. E si të ekzistojnë këto në kopshtet e mirësive, ku çdo ligësi është larg dhe nuk ka vend në to?! Allahu i përshkruan hyritë si "Aijn". Ky është një përshkrim i syve të tyre, që janë shumë të bukur, me një pamje vezulluese e shprehëse. Allahu i Madhëruar vazhdon t'i përshkruajë hyritë duke thënë: