And indeed it is, in the Mother of the Book with Us, exalted and full of wisdom. (Az-Zukhruf [43] : 4)
Sherif Ahmeti:
Dhe se në librin amzë (Lehvi mahfudh) te Ne, gëzon famë të lartë dhe është plot urtësi (Az-Zukhruf [43] : 4)
1 Feti Mehdiu
Dhe ai është te Ne, shumë i çmueshëm, plot urtësi në Librin kryesor
2 Hassan Efendi Nahi
e ai është te Ne, në Librin kryesor (Leuhi-mahfûdh), i lartësuar dhe plot urtësi.
3 Tafsir as-Saadi
Nuk ka dyshim se në Pllakën e Ruajtur (Levhi Mahfudh) te Ne, ai (Kur'ani) është i lartë dhe plot urtësi. - Ky libër është shumë i nderuar dhe i lartësuar në mbretërinë e qiellit. Ai është përshkruar me dy cilësi: i lartë dhe plot urtësi. Kur'ani është i lartë në gradën, famën, rëndësinë dhe madhështinë e tij. Ai është plot urtësi në diturinë që përmban, në urdhëresat, ndalesat dhe lajmet që sjell. Në të nuk gjendet asnjë gjykim dhe dispozitë që të jetë në kundërshtim me urtësinë dhe drejtësinë. Pastaj i Lartësuari na tregon se urtësia dhe mëshira e Tij kurrë nuk do t’i linte robërit e Tij të shpërfillur dhe të braktisur, pa u dërguar libra të shenjtë dhe profetë, që t’i udhëzojnë ata në rrugën e drejtë, edhe pse njerëzit janë të padrejtë dhe i kalojnë kufijtë. Pra, fakti që njerëzit tregohen të padrejtë, nuk bën që Allahu t’i braktisë dhe të mos përkujdeset për udhëzimin e tyre. Për këtë arsye, i Lartësuari sjell një pyetje, e cila përmban mohim dhe habi njëkohësisht.