That is because those who disbelieve follow falsehood, and those who believe follow the truth from their Lord. Thus does Allah present to the people their comparisons. (Muhammad [47] : 3)
Sherif Ahmeti:
Kjo është kështu, ngase ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, e ata që besuan ndoqën të vërtetën që u erdhi prej Zotit të tyre. Kështu All-llahu u sjell njerëzve shebmujt e tyre (Muhammad [47] : 3)
1 Feti Mehdiu
Nga se mosbesimtarët ndoqën rrugën e të pavërtetës, kurse besimtarët pasuan të vërtetën nga Zoti i tyre. Ashtu All-llahu u sjell njerëzve shembujt e tyre
2 Hassan Efendi Nahi
Kjo, sepse ata që mohojnë, ndjekin të pavërtetën, kurse besimtarët mbështeten në të Vërtetën e ardhur nga Zoti i tyre. Kështu ua sjell Allahu njerëzve shembujt e tyre.
3 Tafsir as-Saadi
Kjo, sepse ata që nuk besojnë ndjekin të pavërtetën, ndërsa ata që besojnë ndjekin të Vërtetën që ka ardhur prej Zotit të tyre. - Ata e ndjekin të vërtetën duke respektuar dy parime të saj: sinqeritetin ndaj të Adhuruarit, duke e kryer çdo vepër vetëm për Të, dhe, së dyti, duke patur sigurinë e plotë se kjo e vërtetë është prej Zotit dhe se çdo shpërblim i premtuar nga i Madhëruari do të jepet. E vërteta iu dhurua nga Zoti i tyre, i Cili kujdeset gjithmonë që ata ta duan të vërtetën dhe ta pasojnë atë. Nëse ata e përqafojnë të vërtetën e sjellë nga Zoti i tyre, Ai ua rregullon të gjitha çështjet. Me qëllimin e sinqertë për hir të Allahut, që është i Përjetshëm dhe i Vërtetë, veprat e tyre janë pranueshme dhe të shpërblyeshme nga Ai. Ky shpërblim do të jetë pa masë, i mrekullueshëm dhe i përjetshëm.
Kështu ua sjell Allahu shembujt njerëzve. - Allahu i Madhëruar i përshkroi edhe të mirët, edhe të këqijtë me cilësitë e tyre, në mënyrë që çdokush të jetë i qartë se cilit grup do t’i përkasë, me veprat që do të kryejë.