So he invoked his Lord, "Indeed, I am overpowered, so help." (Al-Qamar [54] : 10)
Sherif Ahmeti:
E ai iu drejtua Zotit të vet: “Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!” (Al-Qamar [54] : 10)
1 Feti Mehdiu
Dhe ai e luti Zotin e vet: “Unë jamë i munduar, andaj më ndihmo”
2 Hassan Efendi Nahi
Kështu, ai iu lut Zotit të vet: “Unë jam i mundur, andaj më ndihmo!”
3 Tafsir as-Saadi
Prandaj ai iu drejtua Zotit të vet: “Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!” - Kuptimi: Unë jam i pafuqishëm, o Zoti im, që të fitoj kundër tyre. Arsyeja ishte se nga populli i Nuhut kishte shumë pak besimtarë, aq sa nuk mund t’i bënin ballë shumicës. Në suren Nuh, Allahu i Lartësuar na e jep të plotë lutjen që bëri Nuhu (a.s.): “Nuhu tha: “O Zoti im! Mos lër mbi Tokë asnjë nga jobesimtarët! Nëse Ti i lë, ata do t’i largojnë adhuruesit e Tu (nga rruga e drejtë) dhe prej tyre do të lindin veçse të shfrenuar dhe jobesimtarë. O Zoti im! Më fal mua, fali prindërit e mi, ata që hynë në shtëpinë time si besimtarë dhe të gjithë besimtarët e besimtaret! Ndërsa jobesimtarëve shtoju veçse dëshpërim!”. [Nuh 26 – 28]. Allahu i Lartësuar iu përgjigj lutjes së Nuhut, duke e ndihmuar kundër armiqve të tij: