Sailing under Our observation as reward for he who had been denied. (Al-Qamar [54] : 14)
Sherif Ahmeti:
Që lundronte në mbikëqyrje Tonë. (I fundosëm) Si ndëshkim për atë (Nuhun) që ishte mohuar (përbuzur) (Al-Qamar [54] : 14)
1 Feti Mehdiu
Që notonte nën mbikqyrjen tonë – ajo ishte shpërblim i atij i cili qe mohuar
2 Hassan Efendi Nahi
e cila lundronte nën Sytë[1] Tanë: si shpërblim për atë (Nuhun a.s.) i cili u mohua.
[1] Pra, nën mbikëqyrjen dhe kujdesin Tonë.
3 Tafsir as-Saadi
Ndërsa atë e hipëm në një anije prej dërrasash dhe gozhdësh, që lundronte nën Sytë Tanë. - Allahu i Lartësuar e shpëtoi Nuhun (a.s.) duke e bartur në një anije, e ndërtuar me dërrasa dhe gozhdë. Kjo anije, mbi të cilën qëndronin Nuhu (a.s.), besimtarët dhe disa lloje kafshësh që ai mori me vete, lundronte nën vështrimin dhe kujdesin e Allahut të Lartësuar, që të mos mbytej. Allahu është mbrojtësi dhe ruajtësi më i mirë.
Kjo, si shpagim për atë që u mohua. - Kjo që ndodhi, pra, shpëtimi i Nuhut (a.s.) nga përmbytja e përgjithshme, ishte si shpërblim për durimin e tij të madh kundrejt mohimit që i bëri populli i tij. Ai bëri një durim të jashtëzakonshëm dhe për një kohë shumë të gjatë në thirrjen e popullit të tij dhe kurrë nuk u spraps në këtë rrugë. Por ka mundësi që kuptimi i ajetit të jetë edhe kështu: Ne e shkatërruam popullin e Nuhut me atë ndëshkim të dhembshëm dhe poshtërues, si shpagim për mohimin dhe arrogancën e tyre.