Certainly has Allah heard the speech of the one who argues [i.e., pleads] with you, [O Muhammad], concerning her husband and directs her complaint to Allah. And Allah hears your dialogue; indeed, Allah is Hearing and Seeing. (Al-Mujadila [58] : 1)
Sherif Ahmeti:
Vërtet, All-llahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur më burrin e vet, që u ankua te All-llahu; prandaj All-llahu e dëgjon bisedën tuaj, All-llahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë (Al-Mujadila [58] : 1)
1 Feti Mehdiu
All-llahu i dëgjoi fjalët e asaj, e cila diskuton me ty lidhur me burrin e saj dhe ankohet tek All-llahu. All-llahu dëgjon bisedën tuaj. Me të vërtetë All-llahu dëgjon dhe sheh shumë
2 Hassan Efendi Nahi
Allahu i ka dëgjuar fjalët e asaj,[1] që diskutoi me ty për burrin e vet dhe iu ankua Atij. Allahu e dëgjoi bisedën tuaj, sepse Ai dëgjon dhe sheh gjithçka.
[1] Ajo është Haula bint Tha‘lebe, të cilën burri e ndau me fjalët “Më je bërë si shpina e nënës sime”, një formulë kjo që pranohej si deklaratë ndarjeje ndër arabët paganë.
3 Tafsir as-Saadi
Këto ajete janë shpallur pas ngjarjes së një ensari me gruan e tij. Gruaja u ankua tek Allahu i Madhëruar dhe ia parashtroi disa herë çështjen Profetit (a.s.). Por çfarë kishte bërë burri i saj? Pas shumë vitesh të martuar e me fëmijë, burri ishte betuar se nuk do të shkonte më me të, duke i thënë se tashmë e konsideronte si të ishte nëna e tij. Pas kësaj ankese, Allahu i Madhëruar tha:
Vërtet, Allahu i dëgjoi fjalët e asaj që bisedoi me ty lidhur me bashkëshortin e saj dhe u ankua tek Allahu. Allahu e dëgjoi bisedën tuaj. Allahu Dëgjon dhe Sheh gjithçka. - Allahu i Madhëruar e dëgjoi bisedën mes teje (o i Dërguar) dhe gruas që ankohej për burrin e saj. Allahu është Semiun - Gjithëdëgjues. Ai i dëgjon të gjithë zërat, në çdo kohë, për çdo nevojë e kërkesë që parashtrojnë. Allahu është Basir – Gjithëshikues. Ai shikon hapat dhe gjurmët e milingonës së zezë që ecën në një gur të zi, në një natë të errët. Ky ajet na tregon se Allahu përfshin edhe gjërat më të imta me dijen, shikimin dhe dëgjimin e Tij. Ky ajet tregon, gjithashtu, se Allahu i Madhëruar iu përgjigj ankesës së gruas, duke ia larguar vështirësinë. Ai na bën të ditur gjykimin në lidhje me rastin konkret dhe të rasteve të tjera të ngjashme, duke thënë: