And for all are degrees [i.e., positions resulting] from what they have done. And your Lord is not unaware of what they do. (Al-An'am [6] : 132)
Sherif Ahmeti:
Po për secili (veprues) ka shkallë (që do t’i arrijë) sipas asaj që vepruan. All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë (Al-An'am [6] : 132)
1 Feti Mehdiu
Për secilin shpërblim ka shkallëzim nga ajo që kanë punuar, sepse Zoti yt nuk është i befasuar nga ajo që punojnë
2 Hassan Efendi Nahi
Secili do të ketë shkallën e tij, sipas veprave që ka bërë. Zoti yt nuk është i paditur për veprat e tyre.
3 Tafsir as-Saadi
Por secili do të ketë shkallë sipas veprave të veta. - Secili nga ata do të ndëshkohet në varësi të punëve të këqija që ka bërë. Kriminelët dhe mohuesit e mëdhenj nuk do të trajtohen njëlloj si ata që janë poshtë tyre, pasuesit nuk do të ndëshkohen si të pasuarit dhe as vartësit si udhëheqësit e tyre. Po kështu, edhe banorët e Xhenetit, edhe pse do të jenë të gjithë në Xhenet dhe mes të mirave të tij, gradat dhe nivelet e kënaqësisë do të jenë të ndryshme. Këto ndryshime i di vetëm Allahu i Lartësuar. Por një gjë është e sigurt: të gjithë banorët e Xhenetit do të jenë të lumtur me atë që u ka dhuruar Allahu i Lartësuar. E lusim Allahun e Lartësuar që të na bëjë edhe ne prej banorëve e Firdeusit më të lartë, të cilin Ai e ka përgatitur dhe zbukuruar për robërit e Tij më të afruar dhe më të zgjedhur. Ata janë më të nderuarit e më të dashurit, të cilët Ai i ka veçuar nga gjithë të tjerët.
Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve të tyre. - Ai do t’i shpërblejë të gjithë sipas veprave dhe sipas qëllimeve që kanë fshehur në zemër, të cilat Ai i di shumë mirë. Allahu është i Gjithëditur për punët që bëhen dhe për qëllimet që mbahen të fshehura. Ai i urdhëroi robërit e Tij që të bëjnë punë të mira dhe i ndaloi nga punët e këqija, si mëshirë për ta dhe si udhëzim për të rregulluar gjendjen e tyre. Allahu nuk ka nevojë aspak për adhurimet e robërve , që realish janë shumë të mangëta. Urdhrat dhe ndalesat, adhurimet dhe detyrimet të cilat u ka ngarkuar robërve të Tij, Ai i ka bërë thjesht si mëshirë për ta, për t’i udhëzuar drejt më të mirës, për t’ua lehtësuar arritjen e të mirave dhe për t’i ruajtur nga të këqijat. Allahu është i Pasur, absolut dhe Jonevojtar për krijesat e Tij. Bindja e të bindurve nuk i shton asgjë pushtetit dhe madhështisë së Allahut, ashtu sikurse mosbindja e të pabindurve nuk e dëmton dhe cenon aspak Krenarinë dhe pushtetin e Tij.