Greatly hateful in the sight of Allah is that you say what you do not do. (As-Saf [61] : 3)
Sherif Ahmeti:
te All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni (As-Saf [61] : 3)
1 Feti Mehdiu
Sa e urrejtur është tek All-llahu të flisni atë çka s’e bëni
2 Hassan Efendi Nahi
Është shumë e urryer për Allahun të thoni atë që nuk e bëni!
3 Tafsir as-Saadi
O ju që keni besuar! Përse e thoni atë që vetë nuk e bëni? Për Allahun, është shumë e urryer që ta thoni atë gjë që vetë nuk e bëni. - Pse u flisni të tjerëve për të mirën, madje ndoshta lëvdoheni me të, ndërkohë që vetë ju nuk e veproni atë? Pse ndaloni nga të këqijat, dhe ndoshta lëvdoheni para njerëzve për pastërtinë e shpirtit tuaj, ndërkohë që ju vetë jeni të përlyer me to? A i shkon për shtat besimtarit kjo sjellje e shëmtuar. Nuk ka gjë më të urrryer për Allahun sesa robi të thotë atë që vetë nuk e vepron. Atëherë, është detyrë për urdhëruesin për të mira që të jetë i pari që nxiton për t’i vepruar ato. Po kështu, edhe ndaluesi nga të këqijat duhet të jetë vetë njeriu që qëndron më larg tyre. Thotë i Lartësuari në suren Bekare: “Si i urdhëroni njerëzit për të mira, dhe e harroni vetveten, kur ju e lexoni Librin?! A nuk po mendoni?!” [Bekare 44]. Shuajbi (a.s.) i tha popullit të vet: “O populli im! Shihni nëse unë kam prova të sigurta nga Zoti im dhe Ai, nga ana e Tij, më furnizon mua me begati e të mira! Unë nuk dua që duke ju kundërshtuar ju, të bëj vetë atë që juve dua t’jua ndaloj. Unë dëshiroj vetëm që të përmirësoj me sa kam fuqi, por suksesi (në misionin tim) vjen vetëm me ndihmën e Allahut. Vetëm Atij i mbështetem dhe vetëm Atij i drejtohem!” [Hud 88].